E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja për Tiranën, pritet nisja e numërimit tek njësia 5

Pritet të nisë numërimi i 16 kutive të fundit në KZAZ-në 49, tek njësia numër 5 në Tiranë, njësi e cila do të finalizojë edhe fituesin e garës për bashkinë e kryeqytetit.
 

Numërimi i vota është ndërprerë gjatë orëve të vona të natës ndërsa pritet që numërimi të nisë mëngjesin e sotëm ku ka mbetur pa pumëruar votat e zonës së Selitës dhe zona siç njihet nga qytetarët “Pallati me shingjeta” tek rruga Irfan Tomini.
 

Ndërkohë mbërmjen e djeshme edhe tre ambasadorët e akredituar në Tiranë, ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu, ambasadori i BE-së Ettore Sequi dhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth vëzhguan nga afër numërimin e votave në njësinë bashkiake numër 5.
 

Pasi pa nga afër procesin e numërimit, ambasadori Arvizu thekskoi për mediat se procesi është i tejzgjatur. “Procesi është i tejzgjatur. Qytetarët duan që votat e tyre të numërohen dhe ne jemi këtu për të parë nga afër dhe të sigurohemi që kjo është duke ndodhur”, tha Arvizu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›