E Diel, 1 Nëntor 2026

Beteja per sheshin, ministria e Mjedisit: Bashkia nuk ka kerkuar leje

Punimet ne sheshin “Skenderbej”, vazhdojne ende nga bashkia e tiranes, pavaresisht se ministria e Mjedisit paralajmeroi pezullimin e tyre. Arsyeja e nderprejes se punimeve ne kete shesh, sipas specialisteve te mjedisit, eshte mungesa e lejes se mjedisit nga institucioni bashkise. Nderkohe drejtuesit e ministrise se Mjedisit, shprehen se bashkia nuk ka paraqitur asnje kerkese, por edhe nese do te ishte bere nje gje e tille ashtu sic pretendojne drejtuesit e bashkise qe ne mars te 2009, serisht do te kishte nje pergjigje zyrtare per miratim ose jo nga ministria e mjedisit, gje qe nuk ka ndodhur.

“Kemi të bëjmë me një shkelje ligjore dhe ministria e Mjedisit s’kërkon tjetër vetëm vendosjen e ligjit. Përsa i përket pretendimeve të bashkisë së Tiranës se kanë një leje mjedisi ato nuk qëndrojnë për asnjë arsye. Së pari, nuk figuron realisht një kërkesë e protokolluar nga bashkia e Tiranës pranë ministrisë së Mjedisit për leje mjedisi në mars të 2009. gjithësesi edhe nëse do ishte një kërkesë e tillë e rregjistruar pranë ministrisë së Mjedisit ligji mbi miratimin në heshtje ka hyrë në fuqi në tetor të 2009. Pra ligji për miratimin në heshtje nuk e përfshin këtë kërkesë të bashkisë së Tiranës“ thotë Aleksander Garuli, keshilltar per mjedisin.

Nderkohe bashkia e Tiranes, e kontaktuar nga Alsat nuk jep asnje informacion zyrtar ne lidhje me lejen e mjedisit per punimet ne sheshin „Skenderbej“, nese e disponon apo jo.

Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e hënë , 05 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›