E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jo më ilaçe në farmaci, por në spitale

Jane mbi 300 barna te cilat jepen ne spitale per pacientet, dhe qe do te vazhdojne te jepen per ata vetem me nje recete te firmosur, nga shefat e shërbimeve. Pacientet, sipas kreut te Shendetesise Petrit Vasili, do ti gjejne barnat ne spital dhe nuk do te drejtohen me ne farmaci jashte tyre. kjo gje do te zbatohet qe nga dita e marte, pas nje urdheri te firmosur nga ministri i Shendetsise.

"Ne jo pak raste ka nje abuzim ne sugjerimin e barnave per tu blere ne rrjetin e hapur farmaceutik, shpesh here te panevojshem e shpesh here per qellime klientelizmi te vogel. Kerkohet blerja e nje bari jashte spitalit. Kjo nuk mund te behet me nga nje mjek i vetem, i cili sugjeron blerjen e barit jashte, po kjo do ti nenshtrohet gjithmone miratimit te shefave te sherbimit", beri te ditur Petrit Vasili, minister i Shendetesise.

Ne rast se shefat nuk do te firmosin, apo do te konstatohen receta pa firmen e tyre, Vasili premton masa administrative, deri ne largim nga puna.

"Merr fund praktika e sugjerimit te lehte, shko dhe bleje nje bar jashte. Po gjithmone nje sugjerim i tille do te kaloje ne filtrin e verifikimit te gjendjes se barnave ne depot e spitalit ne rradhe te pare, dhe pasi ndodh kjo pune, shefi i sherbimit do te jete i detyruar te kunderfirmoje patjeter receten perkatese", vijoi Vasili. Ky urdhër vjen pas nje sere ankesash nga ana e qytetareve, te cilet ne jo pak raste, detyrohen te blejne barna jashte spitalit.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›