Kodi i ri i Shengenit, Turdiu: Ja ndryshimet me marrëveshjen Shqipëri- BE
Kodi i ri i vizave i Bashkimit Europian nuk sjell asnjë efekt të ndjeshëm për vizëkërkuesit shqiptarë. Sipas kryenegociatorit të palës tonë me unionin për lehtësinë e qarkullimit, Gazmend Turdiu, i vetmi favor i këtij dokumenti është e drejta e ankimimit pas refuzimit të vizës dhe argumentimi i këtij refuzimi. Që prej 2008, vendi ynë ka një marrëveshje lehtësuese me BE-në , më të favorshme sesa kodi qe hyn në fuqi këtë të hënë.
“Kodi i ri i vizave të Bashkimit Europian nuk ka të bëjë fare me Shqipërinë. Ato i që ofrohen të gjithë qytetarëve të botës ne I përfitojmë, ndërkohë që ne kemi një marrëveshje e cila në shumë aspekte është më e përparuar se sa ofrohet përgjithësisht. Në marrëveshjen që kemi në me BE për lehtësimin e vizave e cila ka hyrë në fuqi që në 1 janar të vitit 2008, kosto maksimale është 35 euro. Kodi përcakton 15 ditë për marrjen e përgjigjes, në marrëveshje ne e kemi 10 ditë. E vetmja përparësi që kodi ka ndaj marrëveshjes që kemi ne është që parashikon të drejtën për ankimim” tha Turdiu.
çdo vit rreth 10 milionë personaa marrin një të ashtuquajtur "vizë Shengen" me të cilën mund të udhëtojnë në pjesën më të madhe të vendeve të BE-së si dhe në Norvegji, Islandë dhe Zvicër. Turdiu sqaron se procedurat e reja lehtesuese të bashkimit europian nuk kanë lidhje me liberalizimin e vizave, proces i cili pritet të ndodhe brenda vitit.
“Nuk jap dot një datë konkrete se kur do të hyjë në fuqi, por unë them me bindje që ne kemi plotesuar kushtet teknike të udhërrëfyesit për të përfituar liberalizimin e Komisioni t’i ketë dhënë rekomandimin Këshillit të Ministrave të Be dhe PE për të proceduar për fillimin e ketij dialogu duke i ofruar shqiptarëve liberalizimin e vizave” tha Turdiu.
Elona Gjylmi < I mëparshmi