Seri shpërthimesh në qendër të Bagdatit. 34 viktima

34 të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur është bilanci i një seri sulmesh në qendër të Bagdatit. Tre ndërtesa rezidenciale janë rrënuar në verilindje të kryeqyteti irakian. Një reporter i France Press, i pranishëm në zonën ku ndodhën sulmet, tregon se ka parë tre persona të dilnin nga rrënojat, ndërsa mendohet se shume të tjerë gjenden poshtë tyre.
Një nga sulmet ndodhi në një restorant të populluar, në afërsi të ministrisë së Kulturës dhe ambasadës së Iranit. Vetëm dy ditë më parë në Bagdat, humbën jetën 30 persona dhe u plagosën 224 të tjere nga një seri sulme kamikaze objektiv I të cilave ishin disa ambasada europiane, arabe dhe ajo iraniane.