E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti percahen gjyqtaret. Deda kunder Becajt

Gjyqtaret e Krimeve te Renda kunder Kryetares se Gjykates se Larte, Shpresa Becaj, per çeshtjen e imunitetit. Ata jane pro te qenit pa imunitet, pasi sipas tyre, njerezit qe japin drejtesi s’kane arsye pse te kene frike nga drejtesia. Kjo deklarate vjen nga kryetarja e Gjykates se Krimeve te Renda, Etleva Deda, e cila e quan te panevojshme nje mbrojtje te tille kushtetuese.

Komuniteti i gjyqtareve, tashme qartazi eshte ndare ne dy grupime te medha, pas propozimit të ish- ministrit te Drejtesise Nishani, per nismen e heqjes se imunitetit edhe per gjyqtaret dhe prokuroret.

Nje grupim qe kryesohet nga kryetarja e gjykates se Larte, Shpresa Becaj, argumenton se imuniteti eshte i nevojshem per te mbrojtur drejtesine nga krimi dhe politika, ndersa grupimi tjeter me nismetar nenkryetarin e KLD-se, Kreshnik Spahiu, argumenton se kush jep drejtesi s’ka nevoje per imunitet.

Denada Shkodrani

Azhornuar së fundi ( e enjte , 21 prill 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›