E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident ne Korce sulmohet makina e Ben Blushit

Në orët e para të së enjtes persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar me mjete të forta autoveturën me targë TR 0611 I, pronë e deputetit të Korçës Ben Blushi e cila ka qenë e parkuar në  bulevardin “Republika”, përpara një hoteli. Dega e PS ne Korçë e cilësoi këtë ngjarje një incident të pastër politik.

Kërkoj që kundërshtarët tanë politikë jo vetëm të distancohen nga veprime të tilla, por ta dënojnë këtë veprim të ulët që shëmton rëndë imazhin e qytetit të Korçës dhe vetë klimën e fushatës “ tha Muharrem Meko, kryetar i PS në Korçë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar me marrjen e informacionit forca të shumta policie. Përmes një komunikate për shtyp
Drejtoria e Policisë në Korçë është shprehur e gatshme për të zbardhur motivet e ketij incidenti dhe per te identifikuar, lokalizuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorët e këtij akti për veprën penale të “Shkatërimit të pronës”.

Jorgjeta Gjanci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›