Mrekullia e Onufrit...te "Quo Vadis"
Nga Ben Andoni
Prej kohesh, Klement Zoraqi, nje piktor i kryeqytetit, ne bashkepunim me koleget e tij italiane Antonia Moretti dhe Sabina Broggini kishin punuar per kete projekt. Te pazeshem, ne projektin e tyre, ata vendosen qe ta sjellin per publikun e ngushte kryeqytetas ditet e fundit ne mjediset e "Quo Vadis", "Thesare te fshehura shqiptare", qe i dedikohet punes se Onufrit ne dy kishat e Shpatit, respektivisht Valsh dhe Shelcan. Prezantimi dixhital i Onufrit u shoqerua me fjalen e mbajtur te Prof. Hasan Nallbanit, hartues i projektit per restaurimin e piktures se Shelcanit dhe Dr. Giulio Caporali, nje dashamires i kultures shqiptare. Zoraqi, nje nga ideatoret kryesore te projektit, shpreson qe ky projekt te shtrihet dhe me shume duke "e zbuluar" sipas tij Shqiperine. Kjo ndodhi kete fundjave, por fatkeqesisht ne vetem nje mbremje?!
Per Onufrin
Pershkrimi i pare real, i cili lidhet me emrin e Onufrit gjendet ne vitin 1951. Ajo i perket Kishes se vogel te Shelcanit, ne Shpat. Ketu Onufri e shpalos artin e tij ne nje kishe te thjeshte nje nefeshe. Problemi do marre zgjidhje hap pas hapi, sepse ne Kishen e Kosturit gjendet nje mbishkrim qe datonte ne 23 korrik te vitit 1547 dhe qe jep te sakte edhe origjinen e Onufrit: "Une jam Onufri dhe vij nga qyteti i shkelqyer e Beratit". Ne fakt eshte percaktori Beration, por At Zef Valentini, nje figure e shumeperfolur dhe erudite e klerit fjalen e shikon ate si Berat. Koha do te tregoje se Onufri ka punuar dhe ne Zerze te Maqedonise, ne Kostur te Greqise, ne Berat dhe ne Shelcan e Valsh te Elbasanit, ku tashme referencat jane te prekshme. Ne te njejten kohe, atij i atribuohen edhe 28 mbishkrime te pikturuara, ku jepen te dhena kronikore me rendesi dhe pervec kesaj citohen edhe vargje poetike biblike.
Per ekspoziten
Me pak fjale, kjo ishte sfida e tre artisteve, qe u munduan te bejne edhe njehere te dukshem mrekulline e artit te tij. Sot, te gjithe studiuesit mendojne me nje ze se Onufri eshte dekan i penelit shqiptar te artit ikonografik. Nga studiuesit e afreskeve madje eshte hedhur ideja se ky personazh i madh ka shetitur shume dhe nuk eshte cudi per disa studiues qe te kete qene deri ne Venedik, nje nga vendet me te zhvilluara te kohes. Zbuluesja e tij, Viktori Puzanova, do te thote ne studimin e saj se portreti i Mbretit David ne afresket qe ndodhen ne kishen e vogel te Valshit, te Shpatit te kujton disi "Padre Eterno" te Mikelanxhelos. S'duhet te harrojme se mjeshtri i madh i Rilindjes kishte punuar dekada me pare, por "piktori dhe protopapa i Neokastres (Elbasanit)", ka nje status qe i afrohet nje kryembikeqyresi ne Patriarkanen e Ohrit, c'ka do te thote se: Atij i duhet qe te inspektoje te gjithe kishat, te cilat jane nen juridiksionin e Patriarkanes se Ohrit, qe ne ate kohe kishte nje gjeografi te gjere. Jo me kot, ne afreskun e tij ka elemente qe e tregojne se piktori i madh ne mburojen e njeres prej figurave te tij ka nje kryq te madh, qe eshte i stilizuar si Kryqi i Kaloresve te Maltes, tempullareve; ne nje tjeter nje varke, qe i ngjan atyre te venedikase...(referenca te Dr.Zeqos). A do t'i conte dot kanonet e artit bizantin me shume?! Kete askush nuk e di...
...
Ne fakt ne fshatrat e thelle te Shpatit, e ke veshtire te besosh se perpara ke imazhin e Onufrit. Deri ne momentin kur hapet dera modeste e nje kisheze dhe para teje shpaloset nje nga faqet me te medha te qyteterimit shqiptar, ku ka pikturuar piktori i madh shqiptar Onufri ne Shelcan. Asgje qe mund te tregoje madheshtine e brendesise se kishes, nuk mund te tregohet nga pamja qe te afrohet nga rruga kryesore. Njesoj ne Valsh... dhe mbase kudo. Mbase, kjo ishte perpjekja e pare e tre artisteve per figuren e Onufrit.