E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poeteka kurorezon Tom Sleigh

Nje gjetje e bukur Unaza Poetike e Festivalit Nderkombetar te Poezise, qe i akordohet fituesit te aktivitetit. Kete vit, ajo do te qendroje ne doren e poetit amerikan Tom Sleigh dhe me kete vendim ka dale Juria e perbere nga Mira Meksi, Arian Leka, Agron Tufa, Erion Kristo dhe Ali Podrimja. Motivacioni i Jurise per vepren e tij ka qene: "per vepren e tij poetike te thelle dhe plot mendim, permes se ciles e beri rendesine, delikatesen, fuqine dhe energjine shnderruese te poezise me te ndjeshme dhe transparente. Por, pavaresisht ketyre, kjo poezi i mberrin lexuesit si nje dhurate e cmuar formash dhe muzikaliteti. Permes poezise se tij, bashkekohesit kuptojne me mire fatin, ndjejne vleren e kujteses, fantazise, pranojne ekzistencen e njeriut qe krijoi mitin dhe te njeriut tjeter qe e ben realitetin e perditshem te ngjaje si perjetesi edhe ne tema qe shumekush i shmang ne poezi si pushteti, morali dhe e drejta".

Festivali Nderkombetar i Poezise ne Durres, qe u zhvillua keshtu nga 21-27 shtator, ne ceremonine e mbajtur ne Muzeun Arkeologjik te qytetit, vendosi vleresimin e saj poetet pjesemarres nga afro 20 vende te botes, qe konkurruan per kater cmimet e pervitshme te POETEKA-s.

Bardhyl Londo ka merituar Cmimin LIBURNA. Kjo i eshte dhene per kontributin e tij ne poezine shqiptare dhe motivacioni i poezise se tij ka qene: "Per lirizmin dhe ndjeshmerine sociale te vepres se tij poetike; nisur nga e perditshmja, konkretja dhe nga mitologjikja, trilluesja, tiparet me te spikatura te poezise se tij, qe gdhendin e shumefishojne shenja te pashlyeshme si ne mendjen ashtu edhe ne shpirtin e lexuesit qe komunikon per me shume se 30 vjet me kete krijimtari, te mberthyer fort pas humanes, paradoksit dhe formave te organizuara poetike."

Robert Elsie, qe ka munguar, ka merituar Cmimin NOSITI. Ai e ka marre kete cmim per punen e bere me "Lahuten e malcise" te Gjergj Fishtes, qe mbahet si vepra epike me e gjate ne shqipe. Zija Cela ka merituar Cmimin KRITERION per pergatitjen e tij te suplementit letrar te "Albania e vogel" me motivacionin: "per sherbimin e cmuar dhe hapesiren e gjere ofruar ne dobi te letersise, per nderimin e gjithe asaj qe vleresohet si me e vyera pjese e tradites, per sherbimin ndaj modernitetit shqiptar dhe mbartjen ne shqip te vlerave me perfaqesuese te letersise dhe mendimit boteror."

Ndersa, nje cmim special ka merituar dhe poeti Xhevair Spahiu.

Ne Poetekan V kane qene pjesemarres Ales Debeljak (Slloveni), Tomislav Bilosnic (Kroaci), Edi Shukriu (Kosove), Jovan Nikolaidis (Mal i Zi), Kim Mehmeti dhe Bogumil Gjyzel (Maqedoni), Onur Caymaz (Turqi), Cvetanka Elenkova (Bullgari) etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›