Beth: Mbeshtetje politike per luften konsekuente dhe ligjore qe kane ndermarre Kryeministri Nano dhe Qeveria Shqiptare kunder krimit te organizuar, trafiqeve ilegale, terrorizmit dhe rrjetit te trafik
Beth: Mbeshtetje politike per luften konsekuente dhe ligjore qe kane ndermarre Kryeministri Nano dhe Qeveria Shqiptare kunder krimit te organizuar, trafiqeve ilegale, terrorizmit dhe rrjetit te trafikut te emigracionit klandestin
Kryeministri Fatos Nano priti ne nje takim te vecante nje delegacion te Sherbimit Sekret Gjerman te kryesuar nga Drejtori i ketij Sherbimi dhe Drejtori i per Luften kunder Krimit te Organizuar dhe Terrorit z. Hans Jozef Beth.
Ne kete takim Drejtori i Sherbimit Sekret Gjerman u shpreh se vinte per te percjelle nje mesazh mbeshtetes politik per luften konsekuente dhe ligjore qe kishte ndermarre Kryeministri Nano dhe Qeveria Shqiptare kunder krimit te organizuar, trafiqeve ilegale, terrorizmit dhe rrjetit te trafikut te emigracionit klandestin.
"Ne kete kuader, shtoi z. Beth,- ne dhe te gjithe partneret e tjere euroatlantike, ata amerikane dhe me gjere, kemi biseduar dhe vleresuar seriozisht aksionet dhe operacionet e sukseshme te Qeverise dhe strukturave tuaja te specializuara, te kryera kohet e fundit ne Vlore si edhe spastrimin e terreneve te inkriminuara ne cdo sektor qofshin."
Ne vazhdimin te bisedes u theksua nevoja e thellimit te metejshem te bashkepunimit mes Sherbimeve te Specializuara, te shkembimit te informacioneve dhe te aksioneve te perbashketa kunder krimit te organizuar, fijeve dhe lidhjeve te tij qe shtrihen gjere, pertej kufijve politike te nje shteti.
Pala gjermane shprehu gjithashtu gadishmerine e plote per te mbeshtetur Qeverine Shqiptare dhe strukturat e Sherbimeve te specializuara, ne luften qe ajo ka ndermarre kunder krimit, me mjetet bashkekohore, trajnime dhe baze logjistike.
Kryeministri Nano pasi falenderoi Z. Beth per viziten dhe mbeshtetjen politike qe Qeveria Gjermane dhe Sherbimet e saj te specializuara i japin Qeverise Shqiptare dhe strukturave homologe, beri nje ekspoze te shkurter te zhvillimeve ne vend, i njohu ata me luften qe ka ndermarre Qeveria kunder krimit ne teresi, korrupsionit, trafiqeve ilegale dhe terrorizmit.
Kryeministri dhe z.Beth rane dakort per thellimin e metejshem te bashkepunimit dhe realizimin e nje lufte te sukseshme, mes strukturave te specializuara permes shkembimeve te informacionit, veprimeve te perbashketa dhe shkembimit te eksperiencave
Pala gjermane, ne kete takim, u shpreh e gatshme per mbeshtetjen me mjetet e duhura dhe bashkekohore te Qendres Antitrafik te ngritur ne qytetin e Vlores.