E Diel, 1 Nëntor 2026

Të nderuar kolegë deputetë, shoqe dhe shoke socialist! Më lejoni që në fillim te vleresoj dhe t'ju përgëzoj për kontributin tuaj, te pazevendesueshem dhe themelor për dhënien e mandatit

Të nderuar kolegë deputetë, shoqe dhe shoke socialist!
Më lejoni që në fillim te vleresoj dhe t'ju përgëzoj për kontributin tuaj, te pazevendesueshem dhe themelor për dhënien e mandatit qe çel negociatat e Stabilizim-Asociimit të Shqipërisë me BE-në. Duke shprehur njëkohësisht bindjen se maxhoranca jonë, në nje bashkëpunim qe po institucionalizohet me forcat e tjera politike progresiste, do të vazhdoje te përmbushë misionin e vet per te cilin eshte votuar dhe angazhuar per integrimin e plotë të Shqipërisë në Evropë.
Natyrshëm, çelja e negociatave vjen si një vlerësim real për transformimet e madha qe ka pesuar vendi dhe qe vazhdojne me prioritete forcimin e institucioneve të shtetit të së drejtës, per informalizimin dhe zhvillimin e metejshem te ekonomisë së tregut duke kuruar dizincentimin që prodhoi tranzicioni, në arritjen e rezultateve të dukshme në luftë kundër trafiqeve, krimit të organizuar, kontrabandës, korrupsionit, etj. Njëkohësisht ky mandat i Bashkimit Evropian për kete faze te re marredheniesh kontraktore me Shqipërinë institucionet dhe klasën politike te saj, është per te gjithe keta aktore një përgjegjësi e re dhe natyrshem nuk mund te mos shprehim dhe marrim pergjegjesine e vecante qe na takon si maxhorancë.
Programi politik dhe qeverisës vjen pra, duke u përforcuar me angazhime suplementare ne funksion te negociatave dhe te kryerjes me sukses te tyre per te arritur ne nje marreveshje perfaqesimi te denje te Shqiperise ne kete stad te ri. Ato orientohen nga përmbushja standarteve normative te reformave dhe te funksionimit te institucioneve te ekonomise te administrates te tregut ne nivelet e vendeve te BE-se. Pra eshte koha qe, këto programe qe kemi votuar dhe po qeverisim, t'i përmirësojme në kete proces për të garantuar më shumë ritëm, më shumë rezultate duke ridimensionuar, sic kemi thene dhe ne proces, edhe të punës së grupit tonë parlamentar ne harmoni me institucionet e tjera përfaqësuese të maxhorancës.
Pak a shume eshte e qarte axhenda e reformave qe duhet te implementohet ne kete faze te re si nje program do të sjellë dhe një ridimensionim të punës së ligjvënësit, duke u dhënë më shumë hapsirë proceseve te filtrimit, miratimit dhe monitorimit të politikave dhe reformave që e sjellin normativen europiane, standartete e vendeve te BE-se ne funksionimin e inisiatives ligjvenese, te procedurave te marrjes se vendimeve nga Qeveria te, funksionimit te administrates civile, te marredhenieve me bisnesin, te bashkepunimit nderinstitucional me pushtete te tjera, me institucione te panvarura qe funksionojne ne kuadrin kushtetues te Republikes sone parlamentare. Te gjitha keto do te duhen te zëvendësohen me dukshem, ne menyre me te qendrueshme te pakthyeshme dhe te paekuivoke se beri deri me sot praktikat e rutines klienteliste. Pra une jam ketu per te ndarë së bashku me ju të njejtin vlerësim qe ka edhe elektorati për ne përfaqësuesit legjitim se nuk duhet te vazhdojme t'i matim punet më me "sa vetë kemi futur në punë shteti", por sa vende pune kemi hapur, per te gjithe, sa mundesi per te punuar dhe per te fituar ne menyre te ligjshme kemi krijuar me reformat dhe politikat tona te orientimit evropian per te shtuar të ardhurat apo fitimet nga sipërmarrja e shtetasve dhe bisnesmeneve, sa shkolla, qendra shëndetësore, dhe instucione te kujdesit publik sipas infrastrukturave moderne te levizjes kemi ndërtuar dhe me cfare cilesie dhe dinamike. E ritheksoj kete, se jemi ne momentin e ushtrimit te ri buxhetor per vitin e ardhshem ku natyrshem do te duhet te perqendrojme perpjekjet dhe me pas te japim llogari per investimin publik, per administrimin e investimit publik dhe per ndertimin e veprave publike. Pra ne sinteze, kjo do të thotë se duhet të akomodohemi menjëherë në modele evropiane të ushtrimit të mandatit, në sjellje dhe veprime të normuara sipas standarteve të BE-së.
Cfarë na angazhon konkretisht procesi i negociatave me BE që është në përputhje të plotë dhe me programin e maxhorancës dhe të Qeverisë qe kemi votuar?
Në thelb eshte shpejtimi i reformave dhe realizimeve në rrugën që kemi nisur për forcuar dhe per t'i bere realisht funksionale institucionet demokratike të shtetit të së drejtës dhe ato te ekonomisë së tregut sipas modelit evropian.
Me tej kemi detyra prioritare, qe tashme duhen te preket rezultati, sic eshte kurorëzimi me sukses i punës së Komisionit bipartizan të Kuvendit për përmirësimin e procesit dhe administrimit zgjedhor si prioritetet qe do te garantonte sipas standarteve evropiane të zgjedhjeve të pakontestuara demokratike në Shqipëri. Kjo e drejtë universale e demokracive të konsoliduara nuk mund të qëndrojë pafund në tryeza bisedimesh dhe, aq më pak, mund të përbëjë objekt për pazare politike me aktorë apo midis aktoresh jo përfaqësues.
Po mbyll dhe eshte ne prag te shpalljes se prodiuktit te punes se tij Komisioni Hetimor Parlamentar për SHISH-in, ku dhe anëtarët të grupit tonë parlamentar kane kryer detyren. Dua te hyj ne kete temë per te komunikuar dhe me ju pozicionin e Kryeministrit ne kete proces, per t'ju garantuar se puna ligjore e Shërbimit Sekret ka qene edhe gjate funsionimit te Komisionit Hetimior Parlamentar ne cdo cast ne kontroll. Kryeministri me instrumentat qe varen nga autoriteti i Tij, nuk ka lejuar dhe nuk do të lejoje askënd që për qëllime politike amorale të spekullojë me të drejtën apo mandatin për t'u informuar. Por më lejoni të theksoj se praktika e funksionimit të këtij Komisioni, qe u ngrit per here te pare, eshte rasti i pare me sa duket ne nje komision hetimesh parlamentare. Ne vendet me demokraci standarete ku po inegrohemi kjo eshte nje praktike normale. Kjo praktike, për herë të parë ka ngritur te ne në lartësitë e të drejtës eprore kushtetuese dhe ligjore edhe ligjvënëse, edhe ekzekutivët, por edhe qytetaret. Të integrohesh në Evropë do të thotë t'i shndërrosh praktika të tilla pune të Kuvendit dhe Komisioneve të tij në pjesë normale të punës, debatit dhe vendimmarrjes.
Më lejoni të përsëris para jush edhe njëherë se me gjithë progresin e arritur në vite, ne sjelljen ne standart te kushtetutes dhe të mormave të legjislacionit të shoqërive demokratratike te punës së Shërbimit Informativ Shtetëror, në mënyrë të përsëritur të gjithë Kryeministrat tane te periudhës 1997 – 2002 kanë vlerësuar zyrtarisht, kane kerkuar drejtpërsedrejti tek drejtuesi i Sherbimit Informativ Kombëtar apo Presidenti i Republikes që roli i zotit Fatos Klosi si drejtues kryesor i SHISH-it te përputhet me këtë progres te instiucionit dhe te legjislacionit, gjë që nuk është arritur për shkak të karakterit personal të zotit Klosi te shfaqjes së preferencave politike të tij, jo ndaj mazhorancës por ndaj grupeve të interesave me pak se sa mazhoritare, gjithnjë të kushtëzuara me interesa abuzive vetiake, në mos private. Prandaj po u jap fund ekuivokeve, secili Kryeministrër i ka shkruar zyrtarisht, Presidentit te Republikës per te kerkuar doreheqjen e drejtuesit të ,ëparshëm të SHISH, duke rithekasur zyrtarisht drejtpërsedrjetiose tek Presidenti, ketij kryetari im është kërkuar të largihet. Bllokimi apo mospranimi i këtyre kërkesave institucionale deri në mbylljen e mandatit të Mejdanit në Presidencë, nuk kishte lejuar përmirësimin e drejtimit dhe korrigjimin e deformimeve abuzive në drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm të shtetit ligjor deri më tani.
Mosfunksionimi sipas ligjit dhe deformimi i drejtimit të SHISH nga ana e z.Klosi është shfaqur në mënyrë të përsëritur sidomos në keto aspekte:
• Rekrutim të punonjësve duke shmangur kriteret ligjore,
• Marrëdhëniet te dyshimta ne sherbim dhe për shkak të sherbimit me elementë të inkriminuar legalisht nga gjykatat,
• Daljen dhe abuzimin publik me informacione zyrtare të klasifikuara "sekret". Ka apo s' ka gazetare te rekrutuar dhe te vene amoralisht nga ish-drejtuesi i shërbimit në përdorim abuziv nuk me takon mua ta them. Kam të gjithë dieninë për këtë dhe kam të gjithë autoritetin për të administraur këtë informacion të klasifikuar sipas ligjit, per abuzimet dhe fushatat propagandistike për shkat të tepërimit të së drejtë së komunikimit me publikun nga drejtuesi i Kmisionit
Me autoritetin e Kryeministrit dhe për shkak të detyrës disponoj informacione të mjaftueshme dhe të dorëzuara tashmë në Prokurori se zoti Fatos Klosi ka shkelur në mënyrë të përsëritur ligjet mbi funksionimin e SHISH dhe rregulloret e brendëshme të Shërbimit deri në marrje të kompetencave që u takojnë shërbimeve të specializuara të këtij institucioni apo tolerime të punonjësve që kanë cënuar parimin e depolitizimit duke abuzuar me detyrën dhe emrin e ish –Kryetarit për SHISH-in, zoti Ngjela kanë sjellë dhe mbulimin dhe pamundësine e evidentimit të të vertetave në funsion të hetimit parlametar dhe jo të teatrit propagandistik. Me autoritetin e Kryeministrit dhe për shkak të detyrës ritheksoj se disponoj informacionin e mjaftueshëm tashmë për të administruar dhe dorëzuar në prokurori se z. Fatos Klosi ka shkelur në mënyrë të përsëritur ligjet mbi funksionimin e SHISH-it dhe rregulloren e brendëshme të këtij shërbumi deri në marrje kompetencash që u takojnë sherbimeve dhe zyrave të specializuara të këtij institucioni dhe nuk mund të fuse duart cilitdo drejtues në to, apo duke toleruar ne detyrë punonjës që, duke vepruar ose mosvepruar, ka cënuar parimin e depolitizimit duke abuzuar me detyrën dhe emrin e ish- kryetarit. Më tej janë të fiksuara probleme shqetësuese, janë konstatuar në shpërdorimin e vlerave financiare nga SHISH, të cilat nuk mund të tejkalohen me nje deklaratë publike se ligji lejon që një përqindje e caktuar e buxhetit të institucionit të përdoret në mënyrë të brendëshme dhe jo në transparencë dhe në kontroll të ligjit dhe të institucione që ushtrojnë kontrollin ligjor. Ripërsëris rastet e tërheqjes së shumave të mëdha jashtë cdo rregulli dhe nuk ka asnjë spjegim dokumentar mbi mënyrën dhe destinacionin e përdorimit të tyre, janë të klasifikuara në dosjen e dorëzuar në prokurori. Nuk ka në shoqërim të tyre ndonjë akt që të justifikojë tërheqjen dhe përdorimin e fondeve. Në 28 dhjetor 1998 janë tërhequr nga llogaria e SHISH 53.590 dollarë me destinacion "për dieta". Kjo shumë është kthyer në arkën e institucionit me dy pjesë dhe respektivisht; 50 mijë dollarë janë kthyer pas 6 muajsh, ose me datë 26 qershor 1999 ndërsa, 3.590 USD janë kthyer në arkë pas një viti saktësisht me 07 dhjetor 1999. Nuk ka asnjë akt që të justifikojë dhe përshkruajë tërheqjen dhe përdorimin e këtij fondi.
Nga një vendim i Këshillit të Ministrave të 9 shtatorit 1999 është përcaktuar që kundërvlefta e një donacioni amerikan me vlerë 900 mijë USD të përdoret nga SHISH për investime dhe të tjera objekte ligjore të klasifikuara. Nga kontrolli i kryer nuk rezulton asnjë veprim i kryer në zbatim të këtij Vendimi të Qeverisë sonë duke krijuar një pikëpyetje të madhe për vrimën e zezë ku ato janë zhdukur, është akoma për të hetuar nga prokuroria.
Rezulton gjithashtu se është abuzuar me të drejtën e Drejtorit të SHISH për të dhënë shpërblime punonjësve. Kështu me rastin e Vitit të Ri, drejtuesit dhe punonjësit e SHISH janë shpërblyer për një shumë prej 5 mijë lekë, ndërsa vetë Drejtori Klosi dhe Inspektori i Përgjithshëm i SHISH Luan Pobrati janë shpërblyer me vlerën 200 mijë lekë.
Mungesa e rregulloreve të funksionimit të SHISH apo miratimi i tyre me defekte dhe vakuume serioze kanë krijuar probleme për personelin e institucionit. Rezulton se vetëm 58% e organikës së miratuar dhe të nevojshme të SHISH ruan vendet e punës në mënyrë të qëndrueshme, ndërsa 42% e personelit kanë qenë në lëvizje të vazhdueshme gjë që ka ulur ndjeshëm nivelin e përgjegjësisë dhe të profesionalizimit.
Sipas raportit të kontrollit të brendshëm të Qeverisë mbi institucionin, që është ligjor dhe i klasifikuar, titullari i institucionit ka përgjegjësi direkte për mosplotësimin e kuadrit të akteve nënligjore që rregullojnë gjithë veprimtarinë, duke krijuar kushte të favorshme për abuzime dhe shpërdorime në SHISH.
Këto cështje mund të sqarohen dhe korrigjohen vetëm në mënyrë ligjore, jo partizane dhe transparente nga Kuvendi dhe nga Prokuroria e Republikës së Shqipërisë. Unë nuk pres përfundim tjetër nga Komisioni Hetimor Parlamentar për SHISH vecse mbështetjen e ndërhyrjen ligjore të Kryeministrit për konsolidimin e këtij institucioni.
Bashkëpunimi parlamentar midis maxhorancës dhe opozitës duhet të vazhdojë të zhvillohet për këto interesa reformash prioritare që na përafrojnë me standartet e BE-së në nivelin e funksionimin e institucioneve dhe në administrim të atributeve e fondeve publike dhe që bashkëpunimi nuk mund të sulmohen as të bllokohen me alibitë e ndonjë pazari Nano - Berisha që shohin në ëndërr protagonistët tashmë të papunë të konfliktitetit që na ka shkatërruar reformat dhjetë vjet. Nëse dikush vazhdon të thotë cili është roli i Nanos në këtë konflikt, megjithë kostot dhe pasojat që ka paguar Nano dhe partia socialiste nga kjo, unë i ftoj të gjithë të ngrihen në Nivelin e Nanos dhe të partisë socialiste që, duke e analizuiar me pergjegjësi një tranzicion kaotik me iniciativat e duhuara për ta sjellë Shqipërine në momentet e hapjes së megociatave të asociimit dhe për me tutje.

Nëse dikush nga ju, në këtë sallë apo jashtë saj, mendon se mund të ishim integruar në Evropë edhe pa zgjedhjen e Presidentit konsensual, le të pranojë dështimin e tij hapur. Nëse dikush nga ju, në këtë sallë apo jashtë saj, gjykon se pseudoakuzat politike për keqpërdorim të shërbimeve sekrete nga maxhoranca jonë në dëm të opozitës mund të hidheshin poshtë, ndryshe pa Komisionin Ngjela - Fino, të ketë kurajo të pranojë dështimin e tij dhe jo të PSSH-se. Nëse dikush mendon se cështja e pronave, si detyrim kushtetues dhe si kondicion integrues ne projekt mund t'a përjashtojë bashkëveprimin me opozitën për stabilitet ekonomik dhe social të vendit dhe jo të ndonjë konflikti të ri civil apo pronësor, le të kuptojë se nuk ka zgjidhje më evropiane se bashkëjetesa ligjore midis pronarëve të vjetër dhe të rinj, midis pronës së ligjshme private dhe asaj publike të menaxhuar me transparencë.

Unë vazhdoj të drejtoj maxhorancën dhe Qeverinë si një ekip kompakt që është angazhuar tërësisht në një proces evropian reformash dhe transformimesh, prandaj nuk më takon të shqetësohem pa ju kur reminishenca të politikës së konfliktit apo protagonizmit rastësor vijnë dhe shfaqen herë pas here nga aktorë apo media fallco që abuzimin e vet përpiqen t'a rikthejnë në sëmundje të qeverisjes sonë anti- trafik.

Të nderuar kolegë,
Sfidat dhe angazhimet që duhet të përballojmë së bashku janë një motiv i mjaftueshëm për të forcuar përgjegjësinë e reformave me angazhimet e punës në ekip midis trupave tona përfaqësuese dhe institucioneve të shtetit evropian që po konsolidojmë. Forcimi i luftës kundër fenomeneve negative që trashëguam për shkak të tranzicionit po kërkohet sërish të shitet nga tunelet e errëta të politikës dhe medias korruptive si proces vetëshkatërrimi apo vetëasgjësimi. Po lëshon pushtetin e majta, thotë ish- aleati ynë Gjinushi. Edhe në emrin tuaj dua të konfirmoj vullnetin e maxhorancës sonë se po kurojmë me mjete ligjore dhe deri në fund gjithë dezincentivat që kishin deformuar institucionet dhe tregun, për të arritur pa vonesë dhe me transparencë standarte dhe normativa evropiane në administrimin e pushtetit dhe të financave publike në raport me sipërmarrësit dhe shtetasit, me politikën dhe ligjin. Për të kuruar këto dizincentiva që nxitën apo lejuan abuzimin, korrupsionin, trafiqet, pabarazinë gjatë një dekade tranzicioni, etj., Qeveria po përgatit dhe do të sjellë së afërmi për miratim në Kuvend paketa të plota ligjore që konsolidojnë institucionet dhe administratën publike, që shtojnë hapësirat e sipërmarrjes së ligjshme, që zgjerojnë tregjet formale të punës, që forcojnë kontrollin e shtetit ligjor mbi korrupsionin etj.
Ushtrimi më sintetik në këtë funksion është projektbuxheti i vitit 2003 dhe paketa e re fiskale, që janë tashmë të gatshme, kërkojnë kontributin tuaj në përcaktimin sa më të saktë të prioriteteve të zhvillimit të zonës dhe rajonit që përfaqësoni. Ministrat, Prefektët dhe të zgjedhurit e qeverisjes vendore në shumë nivele, janë tashmë të gatshëm t'ju vënë në dispozicion fushat e programuara për financimet publike të vitit 2003 për të përcaktuar së bashku prioritetet e zhvillimit kombëtar, rajonal, të bashkive dhe komunave të Shqipërisë. Me paketën e re fiskale fillon një proces transformues i partneritetit të administratës qëndrore dhe vendore me sipërmarrjen. Kjo paketë do të garantojë për shkak të rritjes së angazhimit ligjor të njësive vendore në procesin e decentralizimit të pushtetit rritjen e bazës së tatueshme dhe të kontrollit të kontributeve fiskale që do të shndërrohen në investime publike në dobi të komuniteteve.
Brenda këtij viti do të vijë në Kuvend gjithashtu ligji I ri për nxitjen e investimeve të huaja sipas modelit "one stop shop", një dritare, që pritet të japë një efekt të konsiderueshëm në lehtësimin e procedurave për thithjen e kapitaleve ndërkombëtare në sektorë prioritarë të zhvillimit të ekonomisë shqiptare në zonat që ju përfaqësoni zgjedhësit dhe natyrisht jo vetëm në zonat socialiste.
Dua gjithashtu t'ju bëj me dije se rezervat e sotme ujore të baseneve të hidrocentraleve si dhe përmirësimi i ndjeshëm i menaxhimit teknik dhe financiar të KESH, na garantojnë që këtë vit të mos kërcënohemi nga ndonjë krizë energjetike dhe të konsolidojmë zgjidhje më të qëndrueshme për të ardhmen.
Një paketë e rëndësishme ligjore që po përpunohet dhe shqyrtohet është dhe ajo e qëndrimit kushtetues ndaj pronës private dhe publike. Ne do të përmbushim detyrimin kushtetues për të zgjidhur në mënyrë definitive cështjen e ish-pronarëve. Njëkohësisht po përgatisim një qëndrim dhe veprim të qartë të shtetit ndaj pronave publike, konform normativës evropiane dhe programit të Qeverisë që ju kemi votbesuar në Kuvend duke i dhënë hapesira më të gjera ligjore përfshirjes së sipërmarrjes private në programe kombëtare të zhvillimit dhe integrimit.
Eshtë në përpunim dhe përfundim ligji mbi "Mbi Prokurimet Publike" si dhe një paketë ligjore mbi standartizimin dhe supervizimin e punëve publike i cili jo vetëm do të ulë abuzimet me tenderat, por dhe do të shmangë diferencat e kostos për njësi investimi nga një zonë në tjetrën, nga një projekt te tjetri.
Me asistencën e strukturave evropiane që asistojnë Qeverinë dhe administratën publike po merren masa për të përmirësuar për të shtrirë mbrojtjen ligjore të vlerësimit të karrierës së pënunësve deri në nivele të njësive vendore të qeverisjes, për të bllokuar abuzimet dhe rekrutimet klienteliste apo fushatat që shpessh politizohen dhe mediatizohen për të destabilizuar institucionin.
Ju e dini që Qeveia ka adoptuar deri në fund të vitit një instrument embargosh në disa fusha ku abuzivizmi duhej ndaluar urgjenmtisht që nga zhavorri i lumenjve e deri te masakra urbane të qendrave të qyteteve, në mënyrë që deri në janar të punonim qetesisht dhe me fryme klientelizmi, zyra dhe komitete përgatitorë të vendimmarrjes, deri ne KRRTRSH, që investimin e ri të buxhetit do ta orjentojmë ndryshe duke shëndoshur, kuruar dhe rimëkëmbur sitemet e shkatërruara nga abuzivizmi me zhvillimin sponatn dhe me administrimin korruptiv në 12 vjet.
Embargot antitrafik të Qeverisë nuk kane të bëjnë vetëm me ruajtjen e mjedisit të përbashkët dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban apo rural. Në thelb këto veprime ligjore janë një angazhim më sintetik dhe i qartë se, maxhoranca jonë evropiane është e vendosur, të vendosë embargo mbi cilindo që për interesa ngushtësisht privave, shpesh herë edhe ilegjitime dëmton mjedisin politik, institucional, ekonomik, social, ekologjik, etj. Paralelisht me garantimin e funksionimit të embargos ndaj të paligjshmes që na kërcënon të gjithëve, Qeveria ka marrë masa dhe po përgatit vendime që shfrytëzojnë sipas standarteve evropiane hapsirat dhe institucionet demokratike, tregjet dhe kapitalet e ligjshme, rregulla standarte të konkurencës dhe aktivizojnë resurset kombëtare dhe rajonale të mjedisit, etj. Janë në përfundim projekte pilot që do të normalizojnë ndërtimet në qendrat historike të 14 qyteteve kryesor si dhe po marrim të gjitha masat që sezonin e ardhëshëm turistik të rrisim kapacitetet dhe të disiplinojmë ndërtimet sipas një koncepti dhe përvoje moderne.
Qeveria po thellon bashkëveprimin ndërinstitucional gjithashtu në luftën e pandërprerë kundër trafiqeve dhe veprimtarive të tjera antiligjore, duke konsoliduar një model standart evropian në funksionimin e Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe Gjykatave. Ky bashkëveprim po jep tashmë rezultatet e para të qarta dhe të dobishme në dhënien e vendimeve që ndihmojnë hetimin dhe ndëshkimin gjyqësor të veprimeve apo mosveprimeve në shkelje të ligjit.
Duke llogaritur angazhimin dhe mbështetjen tuaj politike dhe profesionale, ky program transformues reformash evropianizuese i favorizuar dhe nga klima e bashkëpunimit maxhorancë - opozitë do vazhdojë të japë në mënyrë të qëndrueshme efektet e kërkuara pozitive në zhvillimet politike, institucionale, ekonomike dhe sociale të vendit drejt integrimit të plotë në BE, në NATO, etj, gjatë këtij dhjetëvjecari Proceset dhe reformat e asociimit, përafrimit dhe integrimit në komunitetin euroatlantik janë i vetmi terren, për sot dhe për të ardhmen i afrimit të politikave dhe personaliteteve, i konkurimit brenda maxhorancës dhe me opozitën, në mënyrë që administratorët përfaqësues të politikës dhe të qeverisjes të ndërtojnë karriera të qëndrueshmë në shërbim të forcimit të shtetit ligjor dhe të demokracisë, të rritjes së mirëqenies së shtetasve dhe integrimit me dinjitet në botën moderne. Ne socialistët jemi votuar për ta vënë shtetin në shërbim të qytetarëve dhe do vazhdojmë të votohemi duke përmbushur këtë mision historik.
Punë të mbarë ligjvënësve të maxhorancës në procesin e asociimit të Shqipërisë në BE!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›