E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano dhe Qeveria Shqiptare pershendesin klimën e qetë dhe parametrat perendimorë në të cilën u zhvilluan zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë. Nuk eshte hera e pare qe p

Kryeministri Fatos Nano dhe Qeveria Shqiptare pershendesin klimën e qetë dhe parametrat perendimorë në të cilën u zhvilluan zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë.

Nuk eshte hera e pare qe populli i Kosoves demonstron këtë shkallë të lartë të konceptit të vet për demokracinë në përgjithësi dhe veçanërisht për institucionin e zgjedhjeve si bazë e demokracisë.

Nga ana tjetër Kryeministri përshëndet pjesëmarrjen e minoriteteve të tjera në këto zgjedhje, veçanërisht të sërbëve, c'ka tregon se bashkëpunimi përmes institucioneve të zgjedhura demokratikisht është e vetmja e ardhme europiane e Kosovës. Vetqeverisja fillon pikërisht te ky pushtet vendor.

Kryeministri konsideron se faktor i rendesishem per rritjen e pjesmarrjes ne zgjedhjet e ardheshme eshte përshpejtimi i procesit te kalimit të kompetencave reale të qeverisjes në duart e te zgjedhurve si një domosdoshmëri.

Këto zgjedhje gjithashtu janë një hap tjetër përpara për forcimin e demokracisë dhe të sigurisë në rajon, provë se tashmë klima e përgjithëshme e tij ka ndryshuar dhe eshte ne rrugen e progresit te pakthyeshem dhe te integrimit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›