Kryeministri-Prefekteve: te hartojme programe te zhvillimit dhe te buxhetit 2003;te harmonizojme bashkeveprimin ndermjet pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe vendor E nderuar zevendesministre! Te
Kryeministri-Prefekteve: te hartojme programe te zhvillimit dhe te buxhetit 2003;te harmonizojme bashkeveprimin ndermjet pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe vendor
E nderuar zevendesministre!
Te nderuar pjesemarres, drejtues te zgjedhur per te perfaqesuar prefekturen dhe Qarkun e Durresit ne pushtetin Qendror dhe Vendor , te nderuar prefekte perfaqsues te Qeverise ne gjithe qarqet e vendit po shfrytezoj kete rast ceremonial, por nuk kemi shume kohe per ceremoni per te shprehur jo vetem kenaqesine e prezantimit dhe per t'i uruar pune te mbare prefektit te ri te Qarkut te Durresit z. Gezim Agasi si dhe prefekteve te rinj ne disa qarqe qe nga Qazimi deri tek Kola, qe nuk kam patur rast tjeter dhe e krijuam enkas, per te mos u vonuar, per arsye se do te shkelim dhe ne qarqe te tjera, per t'i pergezuar drejteperdrejte per marrjen e detyres. Kjo gje ndodh ne nje moment shume te rendesishem per Shqiperine, per institucionet e saj, per qeverisjen qendrore dhe vendore, sic eshte ai i leshimit te mandatit per celjen e negociatave ne BE, i cili shenon fillimin e nje procesi te ri partneriteti me Evropen moderne edhe brenda nesh nje proces reformash, nje proces decentralizimi, nje proces integrimi te me shume aktoreve se sa Qeveria ne zbatimin dhe projektimin e programeve te zhvillimit afatgjate, nje proces qe ju ben edhe ju te nderuar prefekte, krahas perfqasuesve te tjere, ambasadore te reformave europianizuese te vendit ne Qarqet perkatese. E ritheksoj qe ky proces partneriteti per reforma nuk mund te mbetet vetem sfide e nje Qeverie me 18 ministra, dhe mandej as dekorate vetem per te , per Qeverine ne Tirane, por eshte nje angazhim kombetar, gjithe perfshires, ku natyrshem pushteti vendor, prefektet, drejtuesit e te gjitha njesive te qeverisjes se komuniteteve, ku levizin resurset dhe protagonistet e tjere te zhvillimit, te mbajne barren e tyre te konsiderueshme.
Pra integrimi europian ndodh ne hapjen e te gjitha trevave, pjeseve te tregut te vendbanimeve ku ka resurse dhe njerez qe i levizin ato, duke levizur dhe vete per nje jete me te mire brenda vendit.
Integrimi me Europen ne radhe te pare realizohet me integrimin e te gjitha trevave dhe komuniteteve ne tregun kombetar, ne nje treg kombetar qe per shkak te programeve te bashkepunimit rajonal dhe te integrimit europain po hapet dhe po behet dhe me aktraktiv nga pikepamja e konkurences dhe me vulnerabel nga pikepamja e konkurimit me vendet qe kane nivele te ndryshme zhvillimi ne raport me ne, ka vende me te perparauara , ka vende me te njejtin nivel ka vende me prapa sic eshte Serbia, bie fjala. Prandaj une jam ketu per vazhduar me tej kete bashkebisedim me ju, jo per te lene dopio gjashten ne dore te ndokujt, por per te kuptuar qe detyra na perfshin te gjitheve, procesi, jo vetem ka vend per te gjithe, por objektivat dhe normativat qe BE do te negocioje me nje grup ekspertesh te Qeverise duke filluar nga java e pare e dhjetorit, do te kthehen ne instrumenta pune ne cdo pellembe te territorit te vendit ku ka nje pushtet demokratik te organizuar dhe perfaqsues ku ka dhe procese zhvillimi qe do te na nxjerrin, jo vetem ne menyre integrale si vend, ne nje realitet, ne nje terren global, qe nga Ballkani deri ne Europe, por do te na nxjerrin, do te kemi parasysh si rajon europian ne ballafaqim me te tjeret, e kam fjalen qe te ky proces vijne dhe te integrohen te gjitha marredheniet, te gjitha marreveshjet, te gjitha kontaktet.
Nuk mund te lejojme, te mos kuptohet me, sepse eshte edhe nje proces edukimi europian i te gjithe shtetasve dhe faktoreve te zhvillimit ne vend qe dhe kontaktet midis dy komunave te mos organizohen dhe orientohen sipas normatives europiane. Dhe me kete po shpreh angazhimin tim autokritik, gjithashtu, qe te vazhdojme qe te shkaterrojme ne menyre te padukshme muret e komunikimit dhe marredheniet e konkurimit gjithashtu ne njesite e qeverisjes vendore qe nuk drejtohen nga partite politike te maxhorances qeverisese, sepse njerezit kane te njejtat interesa, kane te njejtat nevoja prandaj dhe perfaqsuesit kane te njejtat detyrime perballe procesit te europian te integrimit kombetar dhe te europianizimit te Shqiperise dhe Ballkanit. E gjej me vend te nenvizoj sot se decentralizimi nuk do te thote thjesht delegim, zhvendosje , aftesi per te thithur apo jo kopetenca, apo fonde nga qeveria qendrore a nga institucione te qendrore te njesive te qeverisjes vendore, por nje pergjigjegjesi direkte perballe komuniteteve qe na kane zgjedhur per t'i perfaqesuar aty ku eshte lene mandati i perfaqsimit, per te ballafaquar punen tone me ligjin dhe me zgjidhje te stardartit europian, te problemeve te zhvillimit qe hasin njerezit. Ky proces natyrshem zhvillohet ne planin legjislativ duke perafruar legjislacionin ne direktivat dhe standartet e BE, per te krijuar me pas te gjitha premisat qe debatet edhe institucionale, edhe politike, edhe profesionale, edhe ekonomike dhe teknike te jene te orientuara ne te njejtat rregulla loje konkurence, bashkepunimi institucional sipas te njejtit model parlamentar qe adaptojme ne, ne perfaqsimin kombetar te vendit dhe kam pershtypjen qe ne rintegrimin e te gjithe faktoreve te zgjedhur ne te gjitha nivelet e qeverisjes, pra edhe ne nivelet e keshillave bashkiak dhe komunal, ne strukturimin e qarqeve si mjedise perfaqsuesish, jo vetem ekzekutiv, por dhe vendimarres, niveli parlamentar i qendres po shtrihet ne te gjitha qarqet dhe bashkite, gje qe eshte nje element shume i rendesishem i procesit te perafrimit dhe integrimit europian te vendit te cilit qeveria qendrore Kuvendi i Shqiperise, institucionet e Kryeqytetit ne nje program te koordinuar veprimesh do te vazhdojne t'i pergjigjen me pershpejtimin e procesit te decentralizimit te pushtetit, i cili eshte i domosdoshem edhe per te bere me te pergjegjshme dhe me te gjendshem te gjitha strukturat e qeverisjes ne te gjithe territorin e vendit ne dobi te menaxhamit te resurve njerezore natyrore, financiare te komunave te bashkive dhe te qarqeve.
Natyrshem ne kete proces ka nje rol te pazevendesueshem, nxites, mbikqyres dhe ne dobi te forcimit te autoritetit ligjor te shtetit institucionet e prefektit dhe te perfektures.
Prandaj do te kerkoja nga ju sot te nderuar prefekte si perfaqsues ligjor te Keshillit te Ministrave ne qarqet respective, te kerkoni dhe te ndiqni te garantoni me autoritetin e prefektit, gjithashtu zbatimin detyrues te programit te qeverise per:
E para: thellimin dhe zgjerimin e luftes kunder trafiqeve dhe veprimeve ilegjitime ne teresi qe nga administrimi i pushtetit dhe financave publike deri tek lufta kunder informalitetit te sipermarrjes dhe te tregut:
E dyta: rritjen e metejshme ne standatet e angazhimeve qe kemi marre ne marreveshje dhe programe zhvillimi me institucionet financiare nderkombetare tashme dhe me BE, te cilesise se arsimit publik dhe te sherbimit paresor shendetsor.
E treta: rritjen reale dhe te monitorueshme, nga dita ne dite, te kapaciteteve funksionuese dhe zbatuese te administratave civile, vendore gjithashtu.
E katerta: Zbatimin e kriteteve ligjore te meritokracise per te integruar ne te gjitha nivelet e administrimit vendor eksperte nga pikepamja ligjore dhe profesionale qe permbushin, kriteret e suksesit ne realizimin e objektivave te programit dhe te reformave qe na perafrojne me Europen.
E pesta: Rezultate te prekshme te dukshme dhe konkrete ne luften kunder korrupsionit, abuzimeve, trafiqeve te influences dhe shperdorimit te financave publike.
E gjashta: perfaqesimin serioz dhe ne keto momente perfundimtare te procesit te hartimit te projekt buxhetit te vitit te ardhshem te interesave te resurseve dhe te prioriteteve te zhvillimit te qarqeve ne programin kombetar te zhvillimit te Shqiperise per 2003 mbi bazen e programeve rajonale te zhvillimit te cilet duhet ne kete baze te strukturohen ne kontributet perfaqesuese te te gjitheve, jo vetem te gjithe perfaqesuesve politike te qeverisjes, por dhe te gjithe faktoreve te zhvillimit qe nuk jane vetem politike dhe qeveritar.
E shtata: per te nisur te hartohen ne koncept ne vision, por dhe ne projekte konkrete zhvillimi strategjite rajonale si pjese e strategjise kombetare per urbanizimin.
Pra per te vazhduar qe te nxisim se bashku me stimuj ligjor, ekonomik dhe administrative zhvendosjen e modelit te investimeve dhe te perspektives se zhvillimit te Qarqeve sic po leviz popullsia, sic po kerkojne njerezit te gjejne hapesira per nje jete me te mire, per nje sipermarrje me te frytshme natyrisht pa braktisur resurset dhe pa lejuar ashtu si deri me tani dhe kjo eshte pergjegjsi e te gjitheve neprmjet inciatives jo te ligjshme te spontanitetit qe ka shoqeruar levizjen spontane te popullsise edhe ne ndertime edhe ne sipermarrje ku krijohen perqendrime urabane te pamenaxhueshme me pasoja ne polarizimit e shoqerise, ne te pasur dhe te varfer dhe me pasoja ne kushtet themelore te jeteses dhe te mjedisit. Me ne fund te gjitha keto nuk mund t'i realizojme pa i identifikuar cdo dite dhe pa i harmonizuar me hapesirat qe krijon dhe duhen zgjeruar ligji dhe administrimi publik per nxitjen e sipermarrjes se ligjshme private dhe publike ne dobi te ritmeve te zhvillimit per njerezit koha, dhe procesit te integrimit europian.
U perpoqa pra te rreshtoj disa nga prioritet kryesore te programit te qeverise, te 35 muajve per te cilin eshte mandatuar qeveria qe une drejtoj per te bere te qarte bashke me ju se cilido ka nje pjese integrale ne realizimin e tyre me po ato pergjegjsi sa dhe ministrat ne qarqe, ne raport me po ato te drejta dhe privilegje qe vijne nga suksesi dhe produkti qe prekin njerezit nga puna e perfaqesuesve.
Po i pergjigjem ketij sensibiliteti ideje qe disa prefekte e konsiderojne veten kryeminister te qarkut. Nuk ndihem i konkuruar nga kjo gje dhe do te deshiroja te ishte keshtu, ekzakt, qe te marrin ne nivelet respective te gjithe te njejtat pergjegjesi te larta te sigurojne me shume partneret dhe bashkepunetore, sepse normativat europiane nuk mund te mberrije dhe te groposet vetem ne Tirane.
Jam detyruar te nenvizoj se ne keta tre muaj ne krye te qeverise kam sulmuar dhe akoma vazhdoj te sulmojme se bashku apatine ne funksionimin e administrates publike, apatine ne funksioninim e institucioneve te prefektit dhe te prefektures krahas apatise administratat e bashkive dhe te komunave megjithse legjislacioni i ri perfshin dhe ligjin e ri per prefektin ka hyre prej kohesh ne fuqi.
Prandaj po i kerkoj ketu perballe jush Ministrit Vendor dhe Decentralizimit te vazhdoje ashtu si deri me tani me ritme akoma me te larta per shpejtimin e punes per te plotesuar kete ligj me gjithe kuadrin normativ te akteve nenligjore qe i sjell kopentencat e pergjegjsite e gjithesecilit prej jush ne te njejtin standart pa ekuivok dhe pa konflikte te cilat edhe une dhe komitetet nderministrore dhe qeveria, kuvendi nepermjet akteve qe do te shqyrtojne ne funksion te buxhetit dhe ministri juaj nepermjet fondeve do te sjelle nje zgjidhjeve funksionale qe nuk cenojne ne menyre te pjeseshme interesat e askujt. Pra po finalizoj qe ne kete proces roli juaj ne marredheniet e shtetit me te zgjedhurit vendor eshte i pazevendesueshem. Qeveria vazhdon te vihet ne presion nga te zgjedhurit vendor, une e konsideroj ende presion pozitiv, qofshin keta kryetare bashkie apo komunash vecanerisht per fonde publike dhe investime deri private.
Natyrshem eshte detyre funksionale e qeverise te rrise te ardhurat e shpenzimet publike ne dobi te te gjitha komuniteteve te shtetasve qe i perbejne ato me te njejtat pergjegjesi ligjore qe kane gjithashtu edhe te zgjedhurit vendor. Jam i detyruar te ritheksoj kete element sepse jemi ne prag te hapave te tjere te rendesishem qe thellojne procesin e decentralizimit ku pjese te financave dhe pronave publike do te administrohen nga njesite e qeverisjes vendore dhe duke ju kerkuar ju prefekteve te vazhdoni te monitoroni te nxisni nga afer kete proces ne menyre qe te mos lejoni te perseriten me precedentet e se kaluares, ku mungesa e kapaciteteve zbatuese absorbuese dhe te autoritetit publik administrativ apo financiar te frenoje dhe ta lere ne stanlacion procesin e decentralizimit; keshtu p.sh. taksat mbi pasurine ishin nder te parat qe i kaloi ne administrim pushtetit vendor. Rezulton se kjo takse eshte mbledhur 5 here me pak nga
c'mblidhej nga strukturat dhe institucionet qendrore te shtetit. Cila eshte pasoja? Pasoja eshte qe te zgjedhurit dhe te emeruarit ne komuna dhe bashki ne vend qe te marrin masa te permirsoje administrimin e autoritetit te autonomise qe vjen duke zgjeruar, duke mos mbledhur kontributet fiskale per investime dhe shpenzime publike ne njesite respective, detyrohen dhe edhe mos veprimi eshte papergjegjshmeri thjesht te percjellin apo te shtojne presionet ndaj Qeverise, Ministrise se Financve si titullar shteteror te administrimit te buxhetit per fonde dhe investime qe me pas do te na rikthenin ne situaten e rrezikshme te fragmentimit te humbjes se buxhetit te financave publike ne duar te panjohura pa kryer dhe zgjidhur pune dhe nevoja.
Pra te zgjedhurit dhe emeruarit vendor nuk mund te pranojne me fenomene te tilla per efekte te kryetarit te bashkise dhe te komunes , nuk do te lejone me ti drejtohen qeverise per kerkesa fondesh te pakushtezuara dhe argumentuara me ritmin e realizimit te te ardhurave. Besoj se eshte e qarte per te gjithe qe ketu nuk hyn fare diskriminimi politik. Ne do te vazhdojme ne kuadrin e reformave qe po negociohen per te perafruar Shqiperine me BE marreveshja e Stabilizim-Asocimit eshte nje marreveshje kontraktore ka detyrime pastaj perfitime, te harmonizojme objektivat punen dhe ritmin e administrimit publik edhe ne qender edhe ne njesite e qeverisjes vendore.
Pra si kryeminister une kerkoj nga ju prefektet si perfaqesues ligjor te Qeverise, te vazhdoni te sulmoni praktikat rutinore te punes siperfaqesore te pasuar me rastin e buxhetit te paketes se re fiskale te vitit 2003 ne tryezat e perbashketa te punes sone projekte serioze qe duke rialokuar resurset dhe prioriotet e zhvillimit garantojne zgjidhje te qendrueshme dhe afatgjata per zvillimin ekonomik social te qarqeve qe mbuloni, te cilat nuk duhet te na zbulohen vetem kur ka emergjenca per shkak te fatkeqsive natyrore, por duhet te strukturohen per t'iu pergjigjur levizjeve te medha te sipermarrjes dhe te njerezve qe kerkojne kushte me te mira jetese dhe te ardhurash.
Te gjithe se bashku kemi per detyre qe keto potenciale te zhvillimit dhe te modernizimit te Shqiperise qe ekzistojne jo vetem ne Bulevardin Deshmoret e Kombit apo "Zogu I pare", te mos lejojme te shperndahen per te ardhmen tone te zhduken ne vrima te zeza apo te ngurosura per ti kthyer pastaj ne identitetite fasadash apo varresh te pavlere.
Perqendrimi i programeve , dhe i fondeve me prioritete te zhvillimit kombetar dhe rajonal kjo eshte motoja mbi te cilin une ju ftoj te hartojme programe te zhvillimit dhe te buxhetit e vitit 2003, objektiv qe kerkon nje angazhim shume me te harmonizuar bashkeveprimi midis deputeteve te zgjedhurve vendore perfaqesuesve te administrates se larte qendrore apo vendore dhe institucioneve lokale te administrimit te pushtetit dhe te financave publike qe deri ne kete moment lene mjaft per te deshiruar.
Une besoj se konsensusi politik qe ka krijuar shtratin e gjere te forcimit te institucioneve te forcimit te administrimit publik, te rritjes se kapaciteve menaxhuese te pushtetit ne te gjitha nivelet eshte nje mbeshtetje qe duhet te vazhdoje te fuqizohet per t'i bere te gjithe perfaqsuesit me te per pergjegjshem dhe me rezultativ ne perballimin e detyres dhe te kredibilitetit perballe zgjedhesve.
Koha qe kemi ne dispozicion nuk eshte shume madhe, prandaj te nderuar prefekte brenda javes duhet te merrni te gjitha masat qe ne tryeza konsultuese dhe programuese ne nivel qarku me te gjithe perfaqesuesit ku elementet e dialogut ne punedhenes dhe punemarres duhet te dominojne, gjithashtu te na jepni indikacionet perfundimtare te fizionomise se zhvillimit dhe te alokimit te resurseve financiare te zhvillimit te qarqeve ne vitin e ri buxhetor.
Pra, po e mbyll ketu duke ju rikonfimuar bindjen se ne pak ndryshime qe kemi kryer me vjen mire qe akuza me kritike qe me erdhi nga media ne kete funksion ishte, qe leviza te njejtet njerez qe do te thote u perpoqa te bej perputhjen me te mire te kapaciteteve me realitetet e menaxhimit public, te arrijme te percojme rritmin e punes dhe te reformave nga qeveria ne cdo njesi te qeverisjes vendore.
Ju uroj te gjitheve pune te mbare,dhe jam I hapur per ta vazhduar kete bashkepunim edhe me tej me kete tryeze!