E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betimi i Nishanit, PS do marrë pjesë në Parlament

Partia Socialiste ka vendosur të jetë në Parlament kur do të zhvillohet ceremonia e betimit të presidentit të ri Bujar Nishani.
 

Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së ndërsa në ceremoninë që do të mbahet në presidencë do të jetë vetëm një përfaqësi e socialistëve.
 

Nuk dihet nëse, kreu i PS-së Edi Rama do të marrë pjesë në ceremoninë që do të organizohet në presidencë edhe pse ditën e djeshme konfirmoi se e ka marrë ftesën por ka nënvizuar se gjithsecili është i lirë të shkojë.

Ndërkohë ceremonia e betimit të presidentit të ri Bujar Nishani do të zhvillohet në Parlament në orën 18:30 ndërsa të pranishëm në këtë seancë do të jenë trupi diplomatik, si dhe personalitete të jetës politike, shoqërore dhe fetare në vend.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›