Betohen kadetët e rinj të FSK-së

Në Kazermën e Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë s Kosovës “Adem Jashari”, sot mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së, gjenerata 2013-2017.
Në ceremoni do të marrin pjesë; ministri i FSK-së Agim Çeku, zëvendësministrat, Muhamet Latifi dhe Bejtush Gashi, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zëvendëskomandanti i FSK-së dhe komandant i KFT-së, gjeneralmajor Rrahman Rama, atashetë ushtarak në Kosovës, gjeneralët e FSK-së, përfaqësues të NAT-it, si dhe familjarët e kadetëve të FSK-së. /Indeksoline/