E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëllai i shefit të AKI-së hetohet për fshehje aksidenti

Inspektorati i Policisë së Kosovës i ka marrë në dorë hetimet në lidhje me Agim Smakiqin (Smakaj), vëllanë e Bashkim Smakajt, shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Dyshohet se Smakaj ka shkaktuar aksident trafiku me veturë zyrtare. Por këtë aksident ai është munduar ta fshehë duke mos e raportuar në polici. Smakaj që punonte në Qendrën Logjistike të Policisë në Policinë e Gjakovës, fillimisht është pezulluar nga puna të mërkurën. Pastaj dosja e tij i ka kaluar hetuesve të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Arbër Beka, zëdhënës i Inspektoratit të Policisë, konfirmoi për Tribunën se të mërkurën pasdite dosja e Smakajt është pranuar në Departamentin e Informatave dhe Analizave në këtë institucion. Sipas Bekës, zyrtarë të këtij departamenti ende nuk e kanë lexuar arsyetimin e eprorit të Smakajt në lidhje me dyshimet që kanë ndaj tij. /Indeksoline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›