E Shtunë, 31 Tetor 2026

U ofron policisë 10 euro mito, përfundon në pranga

L.S, rreth 50 vjeçar i përkatësisë etnike serbe, shtetas i Kosovës ka përfunduar dje në pranga, pasi u kishte ofruar 10 euro minto policisë, kur organet e rëndit kishin tentuar që ti shqiptojnë një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Fillimisht, njësia patrulluese e stacionit policor ‘Jugu’ gjatë patrullimit rutinë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë në orën 11:15, të datës 11.9.2013, hasin në një parkim të parregullt të një veture civile, të cilën më vonë vërtetohet se e kishte parkuar ngasësi L. S. rreth 50 vjeçar, i përkatësisë etnike serbe, shtetas i Kosovës.

“Zyrtarët policorë me të identifikuar ngasësin dhe veturën në fjalë, marrë parasysh zonën ku ishte parkuar vetura, zonë kjo e sinjalizuar me shenjë të komunikacionit për ndalim e parkim të të gjitha automjeteve”, ka bërë të ditur Zyrtar për informim publik e policisë në Mitrovicë.

Për kundërvajtjen në fjalë zyrtarët policorë fillimisht njoftojnë ngasësin se duhet shqiptuar një gjobë për kundërvajtjen e shkaktuar, kundërvajtësi në ndërkohë kërkon nga zyrtarët policorë që të mos i shqiptohet kundërvajtja duke iu ofruar 10 euro.

Pas rrethanave të paraqitura, arsyes dhe elementeve të veprës penale zyrtarët policorë marrin masat e duhura, ku të dyshuarin e arrestojnë dhe e shoqërojnë në stacionin policor ‘Jugu’. Përveç shqiptimit të kundërvajtjes, ndaj të dyshuarit iniciohet rasti ‘Dhënie ryshfetit’ ndërsa monedha e ofruar prej 10 eurosh është konfiskuar si dëshmi për procedim të rastit.
Pas procedurave intervistuese të kryera nga Njësia e krimeve ekonomike të dyshuarit me vendim të prokurorit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›