Betohen ne gjykate dy ekspertet
Tirane - Betohen dy ekspertet mjekoligjore, qe do te percaktojne gjendjen shendetesore te Budjon Meces, nje nga kater ish-SHIK-asit e pandehur, te akuzuar per rrembimin dhe me pas torturimin me pasoje vdekjen e Remzi Hoxhes. Pas betimit, togat e zeza te Gjykates se Krimeve te Renda, te kryesuara nga Xhelal Elezi, u kane lene nje jave kohe dy mjekeve per te pergatitur raportin perfundimtar, ne lidhje me gjendjen shendetesore. Mece ndodhet aktualisht i shtruar ne spitalin nr. 5, pavijoni i neurologjise. Kerkesa per ekspertimin shendetesor te Meces u be nga prokurori i ceshtjes, Xhevat Hana, i cili kerkoi qe ish-agjenti te ishte i pranishem ne gjykim. Por, familjaret e te pandehurit kane pretenduar se Mece ndodhet i shtruar ne spital ne gjendje te rende shendetesore. Nje seance me pare, gjykata shpalli gjykimin ne mungese per te pandehurin Ilir Kumbaro, i cili nuk gjendet ne Shqiperi, nderkohe qe pas raportit te eksperteve, pritet qe gjykata te marre vendimin edhe per Mecen, nese gjykimi mund te behet po ne mungese. Ne seancen e djeshme ishin te pranishem te dy te pandehurit e tjere, drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Arben Sefgjini dhe ish-inspektori i SHIK, Avni Koldashi. Te pandehurit akuzohen per "rrembim dhe torturim me pasoje zhdukjeje" te biznesmenit shqiptaro-maqedonas, me 21 tetor te vitit 1995, ne Tirane, ndersa zoteronte pronesine e firmes se duralumineve "Albatros". Per kete rrembim, u akuzuan zyrtaret e SHIK, pasi u identifikua makina, ne te cilen u mor dhe deshmite e dy te mbijetuarve.
R.C
R.C