I tmerrshmi Sulejman Bakalli grabit edhe banken ne Tirane
Tirane - I maskuar dhe me nje pistolete ne dore, ka hyre ne filialin e bankes "Raiffeisen", prane Zogut te Zi, ne Tirane dhe, duke kercenuar punonjesit, ka arritur te grabise 300 mije leke ne kasaforte. Por, sapo ka dale te dera e bankes, ka hequr masken, pa menduar se siper kokes se tij qendronte nje kamera sigurie. Policia ka vene ne pranga dy ore pas ngjarjes autorin e grabitjes spektakolare, te ndodhur rreth ores 14:00 te dites se djeshme. Ai eshte Sulejman Bakalli, i cili mbi shpatulla ka nje vrasje te kryer ne vitin 1999, per te cilen eshte denuar, grabitjen e bujshme te xhiros 170 milioneshe te karburantit "Brraka", dy vjet me pare, kercenime dhe plagosje te personave te ndryshem. I cilesuar edhe si mjeshter i grabitjeve me arme, 24-vjecari eshte arrestuar, por si gjithnje kane mundur te shpetojne bashkepunetoret e tij ne krim, qe edhe kete here mbeten misterioze.
Ka qene ora 14:00, kur ne filialin e bankes "Raiffeisen", prane Zogut te Zi, ka hyre nje person i maskuar dhe me pistolete ne dore. Ai eshte drejtuar nga punonjesit e arkes se bankes duke i kercenuar. Nese nuk i jepte te gjitha parate, qe ndodheshin ne arke, ai do ta qellonte. E trembur ne ato momente, arketarja ka nxjerre te gjitha leket, duke ia dhene ne dore. Grabitesi ka vazhduar te ece mbrapsht, duke mbajtur pistoleten ne dore, ne menyre te tille qe punonjesit e bankes te mos lajmeronin policine apo ta sulmonin. Sapo ka dale te dera kryesore dhe te mos binte ne sy nga qytetaret e shumte, Bakalli ka hequr masken dhe ka vazhduar rrugen. Po, ne te njejten kohe punonjesit e sigurise kane lajmeruar policine dhe jane vene ne ndjekje te tij. Agjentet moren ne pyetje te gjithe punonjesit dhe klientet qe ndodheshin ne banke, por ata nuk kane arritur te jepnin nje pershkrim te sakte te autorit, pasi ka qene i maskuar. Efektivet kane kerkuar qe te njihen me filmimet e dites, te cilat kane cuar edhe ne identifikimin e autorit. Sulejman Bakalli ra ne pranga ne dalje te qytetit te Tiranes, ndersa njihet si banues ne zonen e Laprakes.
Vjedhja me maska nuk ka qene e para grabitje e kryer prej 24-vjecarit. Sipas policise, autori, me 4 shtator te vitit 2006, ne bashkepunim me Elis Deden, kane grabitur me arme rreth 170 milione leke te firmes "Brrakaj", ne afersi te kryqezimit te "21 Dhjetori". Sulejman Bakalli eshte njohur me akuzat qe kane renduar mbi te "grabitje me arme", "armembajtje pa leje te kryera ne bashkepunim". Bakalli nuk ka pranuar te flase perpara efektivave te policise ne lidhje me vjedhjen e kryer diten e djeshme.
Redinalda Caushaj