E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi-Kroaci, 90 minutat e rregullta me rezultat te bardhe

Ndeshja e mbremshme mes Kroacise dhe Turqise, e vlefshme per cerekfinalet e Kampionatit Evropian "Euro 2008", perfundoi ne 90 minutat e rregullta te saj, me rezultatin e bardhe, 0-0. Gjate pjeses se pare te ndeshjes, u shenuan pak raste te vlefshme per te rrezikuar portat kroate dhe turke.

Modric ka sulmuar ne minutat e para ne porte duke sjelle edhe rrezikun e pare ne porten e Turqise. Ne minuten e 19 Olic vetem pak metra larg kuadratit te portes nuk mundi te shenonte dhe goditi shtyllen, nje pozicion ideal ky per te shenuar qe shkaktoi edhe reagime agresive ne bankinen e teknikeve turq.

Ne minuten e 38 Mehmet Topal i kunderpergjigjet presionit te Kroacise duke goditur nga 22 metra largesi por topi kalon shume prane portes se portierit turk.

Nje tjeter rast per Kroacine, u shenua ne minuten e 70-te. Raketic ecen i vetem midis lojtareve dhe pas kalimit te tyre godet nga larg, por pa shkaktuar shume probleme per portierin e skuadres kundershtare.

Koha e rregullt u mbyll keshtu me rezultatin e bardhe 0-0, duke ia lene vendin kohes shtese.

Skeda e ndeshjes

Ne 90 minutat e kohes se rregullt

Kroaci - Turqi 0-0

Kroacia: Pletikosa, Danijel Pranjic, Josip Simunic, Robert Kovac, Vedran Corluka, Ivan Rakitic, Luka Modric, Niko Kovac, Darijo Srna, Niko Kranjcar dhe Ivica Olic.

Trajner: Slaven Bilic

Skema qe luajten 4-4-1-1

Turqia: Rustu Recber, Hakan Balta, Emre Asik, Gokhan Zan, Hamit Altintop, Arda Turan, Mehmet Topal, Tuncay Sanli, Sabri Sarioglu, Nihat Kaveci dhe Kazim Kazim.

Trajner: Fatih Terim

Skema qe luajten, 4-4-2

Gjyqtari kryesor: Italiani Roberto Rosseti, me ndihmesgjyqtaret Griselli and Calcagno.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›