E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplaset nga një betoniere, vdes 71-vjeçari

Burime zyrtare të Policisë së Shtetit bënë të ditur se ngjarja ndodhi parditen e sotme, në periferi të Tiranës, kur një betoniere e drejtuar nganje 26 vjeçar u përplas me një motor e drejtuar nga nje i moshuar. Si pasojë e përplasjes gjeti vdekjen e menjëhershme 71 vjeçari 

TIRANË- Një 71 vjeçar humbi jetën paraditen e sotme pasi u përplas nga një betoniere në periferi të Tiranës.
Burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithëshme të Policisë së Shtetit bënë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 10.20 të ditës së sotme, pranë ish- NISH Tulla nr.3, në periferi të Tiranës, kur një betoniere me targa TR 5210 I, e drejtuar nga 26 vjeçari Lirim Hida, u përplas me një motor me targa TR 506, e drejtuar nga shtetasi Teme Lamaj. Si pasojë e përplasjes gjeti vdekjen e menjëhershme 71 vjeçari Lamaj.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›