Betohet kryetari i Mitrovicës së Veriut, në ballkon vendoset flamuri i Kosovës
Erden Atiq ka kryer sot procedurën e betimit të tij si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut. Menjëherë pas betimit, ai ka marrë vendim për emërimin e Katarina Agjanqiq nga komuniteti serb si nënkryetar të Komunës.
"Në cilësinë e kryetarit të Komunës e emëroj zonjën Katarina Agjanqiq për nënkryetare të Komunës”, ka thënë Atiq.
Kryetari i ri Erden Atiq vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe pak para ceremonisë së tij të betimit, në ballkonin e Komunës së Mitorvicës së Veriut është vendosur flamuri i Kosovës.
Kryetarët e rinj të komunave u zgjodhën pas tërheqjes së serbëve nga institucionet muaj më parë. Edhe përse zgjedhjet u bënë pa praninë e tyre, komuniteti ndërkombëtar i ka njohur ato, por ka bërë thirrje që të mos ketë presione dhe të ruhet një klimë e qetë.
Kryetari i ri, Erden Atiq
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
