E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlusconi lë spitalin pas 45 ditësh trajnimi mjekësor

Berlusconi lë spitalin pas 45 ditësh trajnimi mjekësor

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, ka lënë spitali këtë të premte, pas një një trajtimi 45-ditor.

Drejtuesi i Forz Itali, 86-vjeç është larguar nga spitali San Raffaele në Milano pas përmirësimit të shëndetit të tij, ndërsa është parë duke përshëndetur gazetarët nga makina.

Ai është shtruar në spital në fillim të muajit prill, për shkak të pneumonisë dhe mjekët kanë thënë se ai është trajtuar edhe për leuçemi kronike.

Politikani ka qenë në kujdes intensiv për gati dy javë. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka thënë të premten përmes një postimi në Tëitter se pret që bashkëpunëtori i saj konservator të kthehet, për “të luftuar shumë beteja tjera bashkë”.

Theksojmë se shëndeti i tij është përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit, me operacionin që kreu në zemër në vitin 2016 dhe shtrimet e shumta në spital që nga prekja e COVID-19 tre vite më parë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›