E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet një nxënës i bardhë. Mediat: Është racizëm

Racizmi në Amerikë është i rrënjosur thellë në të gjithë popullësinë. Një 17-vjeçar i bardhë u sulmua në mënyrë makabre ndërsa udhëtonte në autobuzin e shkollës në Bellevillë nga shokët e klasës me ngjyrë. Viktima po përpiqej të gjente një vend për t’u ulur përkrah bashkëmoshatarëve me ngjyrë. Por këta të fundit me një urrejtje të frikshme e kanë sulmuar brenda 8 minutash duke e gjuajtur me grushta në fytyrë. Studentët e tjerë i kanë inkurajuar agresorët me duatrokitje dhe duke nxjerrë celularët. Shoferi i autobuzit thirri policinë, e cila arrestoi 2 prej studentëve. Këta të fundit u përjashtuan nga shkolla. Ndonëse mediat e kanë cilësuar si akt racist, autoritetet janë treguar të kujdesshme të mos e cilësojë të tillë. Një korrektesë politike thotë The Examiner që na bën ta njohim urrejtjen dhe racizmin vetëm kur kryhet nga njerëzit e bardhë. Ky fenomen bëhet akoma më shqetësues, sidomos tani me Presidentin e parë më ngjyrë në vend. Këtë e pohon edhe ish-Presidenti amerikan, Jimmy Carter, sipas së cilit pjesa më e madhe e sarkazsmës së përdorur kundër reformave shëndetësore të Barak Obamës dhe planeve për shpenzimet, janë të mbështetura në racizëm. Carter tha për CNN se në mesin e amerikanëve ekziston një ndjenjë të trashëguar se një njeri me ngjyrë nuk duhet të ishte President.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›