Betohet qeveria italiane, të shtëna me armë në Romë, 2 policë të plagosur
ROMË- Kreu i së majtës italiane, Enrico Letta bëri sot betimin në Pallatin Kuirinale si kryeministri i ri i vendit. Kabineti i kryeministrit Letta pritet të përballet me votën e parë të besimit javën e ardhshme në parlament.
Ndërkohë, larg ceremonisë dhe jashtë zyrës së kryeministrit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Dy zyrtarë të policisë janë plagosur, ndërsa është arrestuar një person.
Incidenti ka ndodhur rreth një kilometër larg pallatit presidencial, ku qeveria e re ka bërë betimin.
Italia ka qenë në një ngërç politik, pasi zgjedhjet e muajit shkurt nuk kanë prodhuar fitues të qartë.
(er.nu/BalkanWeb)