Halimi: Do ndërtojmë katër burgje private, mundësi për dënime alternative
Tiranë- Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka shpalosur sot një tjetër reformë në drejtësi, duke thënë se brenda pesë viteve qeveria do të kryejë ndërtimin e 4 burgjeve private.
Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, Halimi shprehet se këto lloj burgjesh do të vujanë dënimin persona të dënuar deri në pesë vite, ndërsa administrimi do të bëhet nga subjekte private. Sipas ministrit burgjet private kanë një sërë avantazhesh.
Ulin kostot e ndërtimit dhe mirëmbajtjes për shtetin duke rritur cilësinë e shërbimit në institucion. Garantojnë rehabilitimin. Në këto burgje vendosen më lehtë programe të punës për të burgosurit duke ju dhënë atyre mundësinë të kualifikohen dhe të punojnë. Nuk do dalin më me duar në xhepa, vulnerabël për të kyer të tjera krime të tjera. Pra,e dyfishtë është dhe për të burgosurit kjo reformë: Ata mund të mesojnë një zanat dhe perfitojne një sasi të ardhurash. Avantazhe do kete edhe per bisnesin: Bizneset do të sigurojnë një punë të paguar më lirë dhe do të bëhen partner të rehabilitimit në interes publik. Për shtetin, puna në burgjet private lehtëson rehabilitimin, ul kostot dhe më e rëndësishmja kursen parate e taksapaguesve. Paralelisht do të krijohet sistemi dixhital per burgjet për të garantuar monitorimin e tyre dhe evidentuar rastet e recidivisteve. Me reformën në burgjet private do njohë zhvillime dhe politika e dënimeve alternative. Do tu mundesohet të bugosurve më pak të rrezikshëm të dalin dhe të punojnë jashtë burgut, duke i krijuar mundesitë e kualifikimit dhe të të ardhurave,- shkruan Halimi.
Më tej ai ka sqaruar se këto buregje do të bëjnë të mundur transferimin në Shqipëri të rreth 3 mijë të burgosurve shqiptarë që ndodhen në vende të ndryshme të botës.