Fier, persona të maskuar e të armatosur grabisin një argjendari
FIER- Persona të maskuar e të armatosur grabitën një argjendari, mesditën e sotme në qendër të qytetit të Fierit. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 3 persona kanë hyrë në argjendarinë që ndodhet pranë xhamisë së qytetit dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme bizhuterish ari e argjendi.
Mësohet se pronari i argjendarisë ka bërë rezistencë, dhe për pasojë grabitësit e kanë qëlluar në kokë me qytën e automatikut.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të identifikuar autorët e krimit. Ndërkohë pronari i argjendarisë është dërguar në spital, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
(er.nu/BalkanWeb)