E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi: PDIU fiton 7 mandate në zgjedhje, askush si ndan çamët në të djathtë e të majtë

TIRANE- Partia, Drejtësi Integrim dhe Unitet mblodhi sot Këshillin e saj Kombëtar. Në fjalën e tij, kryetari Shpëtim Idrizi u shpreh i bindur për suksesin e PDIU-së në zgjedhjet e 23 qershorit, duke bërë më shumë për zgjidhjen e çështjes çame.

Duke iu referuar Aleancës Popullore, partisë së dytë të komunitetit çam ne koalicion me PS-në, Idrizi tha se askush nuk mund t’i përçajë çamët në të djathtë dhe të majtë.

“Ata s’mund të përçajnë dot në të majtë dhe të djathtë komunitetin çam, nuk mund të përçajnë dot kauzën tonë.”- tha Idrizi.

Lidhur me rezolutën Çame, Idrizi theksoi se ka qenë dhe mbetet stacioni më i rëndësishëm i PDIU-së. “Sot duhet të jemi krenarë që ia dolëm ta miratojmë rezolutën çame.”- theksoi Idrizi.

Kreu i PDIU-së foli po ashtu edhe për Ministrinë e Diasporës, për të cilën tha se Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet do të bëjë presion në qeverinë shqiptare.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›