E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betonierja këput kabujt, bllokohet qarkullimi drejt Saukut

TIRANË- Këputja e disa kabujve të energjisë elektrike nga një betoniere që kalonte në rrugën e Elbasanit, e ka bërë të pamundur qarkullimin drejt Saukut për disa minuta.

Mësohet se është dashur ndërhyrja e policisë rrugore që të zhbllokohet qarkullimi.

Fatmirësisht nga këputja e kabujve të energjisë elektrike nuk pati persona të lënduar.

Aktualisht kërkohet ndërhyrja e CEZ për rregullimin e problemeve me energjinë në këtë zonë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›