Rama-shkodranëve: Më 23 qershor kundër shpurës së Jozefinës që ju ka turpëruar
SHKODËR- Kreu i PS-së Edi Rama prezantoi pasditen e te premtes, kandidatët për deputetë të qarkut të Shkodrës. Në fjalën e tij, Rama përcaktoi Shkodrën si pikënisjen e fitores së tij.
Ne vazhdim te fjales se tij, kreu i socialisteve theksoi se "shkodranët e mençur duhet të rilindin PD-ne duke e çuar në opozitë me 23 qershor, pasi nuk ka nevojë të jesh as socialist e as demokrat për të shkuar drejt qëndrës së votimit dhe të votosh për Rilindjen". Rama vlerësoi skuadrën “Për një Rilindje Shqiptare” si njerëzit për qytetarët që në politikë nuk janë për të marrë, por për të dhënë.
“23 qershori është dita që Shkodra të bëjë ato që ka bërë gjithmonë kur Shqipërisë i ka ardhur në majë të hundës; të japë një votë për Rilindjen dhe jo për Rrënimin, për Partinë Socialiste dhe jo për Partinë Demokratike, për skuadrën tonë me Mimozën, Tomën, Paulinin, Namikun, Sahitin, Gentin, Rozafën, Dianën dhe me radhë të gjithë dhe jo për Jozefinën dhe për shpurën e saj që e ka turpëruar Shkodrën. Sot një tjetër regjim në Tiranë me përfaqësues një grusht njerëzish këtu në Shkodër i trajton mësuesit, edukatorët e fëmijëve tanë si të ishin skllevër, për t’i marrë zvarrë dhe për t’i çuar në mitingjet e Jozefinës dhe të Saliut. Sot një tjetër regjim në Tiranë i trajton vendet e punës në shtet si të ishin lëmosha për ushtarët e pushtetit dhe i trajton të gjithë ata që i shërbejnë shtetit shqiptar si të ishin robër që nuk mund të hapin gojën, nuk mund të hapin sytë, nuk mund të hapin veshët, por vetëm duhet t’i binden atij regjimi që nga Tirana deri në Shkodër rrezaton të njëjtën pafytyrësi, madje më të madhe, sepse flet në emër të demokracisë dhe vepron jo në respekt të demokracisë. Askujt më shumë se sa shkodranëve të mençur dhe rebelë nuk u takon më shumë që në 23 qershor me votë ta rilindin Partinë Demokratike duke e çuar në opozitë. Ta rilindin PD duke e çliruar nga kthetrat e oborrit të një pushteti që sot kur ka hyrë viti i parë i 100 vjetori i dytë të shtetit nuk është në gjendje të përballet me plagët që ka hapur vetë. Në 23 qershor nuk ka nevojë të jesh as socialist as demokrat për të shkuar drejt qendrës së votimit për të votuar për Rilindjen”, tha Rama.
Rama e cilesoi garën e 23 qershorit jo vetëm si jetike për mirëqënien e qytetarëve, por edhe për një realitet të ri politik. Ai pasi shprehu bindjen për një fitore të së majtës edhe në këtë qark, vuri ne dukje se "qeveria e re socialiste që do dalë pas zgjedhjeve te 23 qershorit do të investojë për Shkodrën, Pukën dhe Malësinë e Madhe aq sa nuk janë bërë në 20 vite me radhe"
"Duke e mbyllur dhe duke ju falënderuar megjithë zemër për këtë pritje, që është madhështore, si asnjëherë më parë 44 ditë para zgjedhjeve dhe duke qenë i bindur që kur ne të bëjmë takimin e madh të Shkodrës këtu do të kemi 10 herë më shumë njerëz, sepse 10 herë më të shumta do të jenë dëshirat për të shkuar drejt 23 qershorit dhe për t’i dhënë këtij vendi mundësinë e Rilindjes. Unë ju siguroj se qeveria që do të dalë nga vota për Aleancën për Shqipërinë Europiane dhe për Partinë Socialiste do të bëjë për Shkodrën, Malësinë e Madhe dhe Pukën, atë që nuk është bërë në 20 vjet të marra së bashku", tha Rama.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Rama-shkodranëve: Më 23 qershor kundër shpurës së Jozefinës që ju ka turpëruar