Neser ngre siparin ceremonia e ndarjes se cmimeve Nobel
Cmimi për Psikologjinë dhe Mjekësinë do të jenë të parët që do të shpallen gjatë javës që vjen në ceremoninë e madhe të ndarjes së cmimeve Nobel.
Të hënën, pritet edhe ngritja e siparit të evenimentit të rëndësishëm, ndërkohë që i shumëprituri cmimi Nobel për Paqen pritet të shpallet të premten.
Kristian Berg Harpviken nga Instituti per Paqe, mendon se “gjatë kësaj jave fokusi do të jetë në zgjedhjen e një kandidati të merituar, kontributi i të cilit të lidhet me Pranverën Arabe”.
Ndër kandidatët potencialë, përmenden emrat e aktivistit egjiptian Isra Abdel Fatah, tunizianja Lina Ben Mheni e cila ka dhënë kontributin e saj online mbi revolucionin arab në Tunizi, aktivisti afgan për të drejtat e njeriut Sima Samar dhe organizata ruse për të drejtat e njeriut Memorial.
Çmimi Nobel për Letërsi është po ashtu një nga çmimet e shumëpritura.
Shkrimtarë si poeti sirian Adonis, kanadezja Margaret Atud, koreani Ko Un dhe autori amerikan Filip Roth, konsiderohen të jenë ndër kandidatët e mundshëm për këtë çmim.