E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet një dorëshkrim i zbukuruar i Mozartit

Nga Express më 03 tetor 2011 në ora 08:49

Një dorëshkrim i Mozart-it ‘Piano Concerto No 23’ me një shpërthim të notave shtesë të panjohura i ka sugjeruar një hulumtuesi se pjesa është shkruar për dhe është përformuar nga njëra prej nxënëseve më të dashura të kompozitorit.

Hulumtimi i bërë nga pianisti dhe historiani i muzikës Robert Levin, i cili javën e ardhshme do të performojë versionin e zbukuruar me Orchestra of the Age of Enlightenment në Queen Elizabeth Hall në Londër, ka sugjeruar se dorëshkrimi është më shumë një përshtypje e besueshme e asaj se si Mozart do të përformonte një pjesë të tillë.

Seksioni shtesë ishte shkruar nga nxënësja e dashur e Mozart-it, Barbara Ployer, e cila do ta përformonte si dhe në dorëshkrim përfshihen nota të tjera të shkruara nga ajo. Vetë Mozart do ta improvizonte garniturën në performancë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›