Bevilacqua i shkruan nënës së vdekur
“Ti që më dëgjon”, romani më i fundit i shkruar nga shkrimtari italian, Alberto Bevilacqua, vjen në shqip nga shtëpia botuese “OMBRA GVG”, përkthyer nga Mimoza Hysa. Një roman që kalon në zonat kundërshtuese të jetës, duke na shpërfytyruar realitetin në një rivlerësim lirik të çmendurisë. Bevilacqua do të jetë sot në Tiranë, i ftuar si autor ekskluziv i botimeve “Toena”, si dhe autor nderi i panairit, duke qenë prezent në ceremoninë e hapjes, së bashku me Presidentin Bamir Topin
Bevilacqua i shkruan nënës së vdekur
ǒmund të bëjë një njeri i mbyllur në një sferë xhami, që nga transparenca duket si të jetë në botë, po i mungon aftësia, rrugët për të vepruar e komunikuar? ǒmund të bëjë veç veçimit dhe heqjes mënjanë, duke thurur rrjetën e merimangës e duke pritur fundin? Është fati i njerëzve të prekur nga e Keqja e madhe e sëmundjes nervore të trajtuar gjerë e gjatë nga letërsia, të Depresionit a më shumë akoma, të çmendisë, që e burgos njeriun për së gjalli. Është pozicioni i të dorëzuarit, siç thotë Kafka, në një tregim të tijin, ku personazhi i shtrirë në një varkë poshtë urës së lumit të Pragës sheh njerëzit përsipër dhe vetëm në atë çast ndihet i lumtur, sepse ka dalë jashtë lojës, është i mundur, bota e shkel me këmbë dhe nuk ka asnjë farë dëshire të futet në atë lumë jete që vërshon përsipër, sepse, sipas tij, tërheqja pa kushte është e vetmja mënyrë për të përballuar jetën. Mbyllja në sferën e kristaltë, pa dëshirën për të marrë pjesë në ngjarjet e jetës, ndërprerja e komunikimit është sëmundja e Lizës, Lizetës, nënës së shkrimtarit Bevilacqua, së cilës ai i kushton romanin e tij “Ti që më dëgjon”. Që në titull kundërshtia: i shkruan nënës së vdekur, sepse është i bindur se ajo e dëgjon. E tërë jeta e tij është një kalvar i mundimshëm për të çarë muret e xhamta të mbylljes së të ëmës. Dhe kur këtë e bën një fëmijë ndaj prindërit, është shumëfish më e vështirë; pikërisht sepse ai ndërton një rrugë njohjeje ndaj botës krejt përsëprapthi. Pa formimin, pa vendosjen e piketave fikse të asaj çka duhet të dijë, pa njohur të parmen, zhytet në të pasmen, i futet jetës nga dera e fundit, e ndërton nëpërmjet shkatërrimit e për të bërë të gjithë këtë, gjen rrugët e pamundura në pamjen e këndvështrimin e ngurtë objektiv, rrugën e ndijimit, të prekjes së lëkurës, të shijimit të çastit ndjesor njëherësh, të thithjes në ajër të afërsisë mëmësore. Nëna është vajza me mijëra ndijime të mohuara që e ka lindur në kohën më të papërshtatshme, nën një trusni shumëpalësh dhe e gjithë kjo i ka shkatërruar nervat dhe e ka mbyllur në botën e çmendisë. Por vetëm një shkrimtar-poet mund t’ia gjente portën përshkrimit të kësaj sëmundjeje me lirizëm. Nëna e çmendur në të vërtetë përshkruhet si vashë me ndjesi të mohuara, që fëmijën-djalë e ka gjithçka dhe nuk di t’ia vendosë kufijtë ndjenjës. Fëmija djalë është edhe biri, edhe i dashuri, edhe babai. Marrëdhënia është pa caqe dhe ushqehet me një dashuri përtej së zakonshmes. Dy njerëz që i lidh një marrëdhënie e tillë nuk mund t’i ndajë vdekja. Shkrimtari beson në të përtejmen, jo siç besojnë të krishterët, po në një të përtejme magjike, ku përzihen traditat popullore të njerëzve të Oltretorrentes, lagjes së varfër që lumi Po e ndan nga lagja e pasunarëve. Beson në një zot endacak, në panteizëm, një zot që gjendet në sendet e shpirtëzuara, aromat sinjalizuese, në ngjarjet e paralajmëruara. Ndaj edhe pse për vite të tëra sëmundja e nënës e ka dënuar të jetë jetim, ai i gëzohet çasteve të përkimit të ndijimeve mes njëri-tjetrit, çasteve magjike të prekjes së lëkurës, të vështrimit në sy. Ura lidhëse është përtej fjalës, përtej marrëdhënies së kodifikuar nënë-bir. Një roman rrëfyes pa dorashka që zbulon margaritarin e ndjesisë sensuale në një jetë lumë vuajtjesh. Një lidhje e pacensuruar nga kodet steriotipe, që shkrin kufijtë e ekzistencës dhe që frymon me një sensualitet morboz. Dhimbje e përzier me dhuratën e shijimit të diçkaje përtej së zakonshmes. Kur përkthen, siç shprehet edhe Ungaretti, kur përkthente sonetet e Shekspirit, natyrisht që bën leximin më të thellë. Dhe mund të mjaftojë edhe ky roman i vetëm për të kuptuar tërë filozofinë e të shkruarit të Bevilacqua-s, filozofi që përshkohet nga lufta për të shijuar lirinë edhe kur ajo është e pamundur. Lufta për të vendosur ura komunikimi edhe aty ku janë shkatërruar të gjitha, jo me mjetet e zakonshme, asfare me konkreten, por me frymën e magjishme të ndjesive. Me ato mijëra molekula që lëvrijnë në ajër dhe na rrëqethin pa kuptuar lëkurën, duke u ndjerë kësisoj grimcë thërrime e një bote shumë më të madhe, një grimë çasti në një kohë pambarim. Romani i jep qartazi përgjigje yshtjes së shkrimtarit për të shkruar. Kur një jetë të tërë nuk ke mundur të komunikosh me njeriun më të shtrenjtë, nënën, që ka qenë personazh vendimtar edhe me mënyrën sesi është lidhur pazgjidhshmërisht me ty, kur ke qenë një fëmijë i mohuar nga babai, kur bota përreth ka dashur e përbuzur, lartuar dhe fundosur prindërit e tu, e bashkë me ta edhe ty, shtysa për të shkruar është e pashmangshme. Fjala mbetet shpërthimi për të kërkuar shpresën për mbijetesë si shishe me mesazhin për ndihmë e hedhur në det të madh. Fjala poetike, gjetja e lirizmit edhe në bujtinën e prostitutave të natës, zbulimi i romantizmit edhe në kapelën që rraste nëna për të mbuluar kokën kur shkonte në spitalin psikiatrik, ruajtja e ritmit të tangos edhe në atmosferën postmortore, janë mjetet që shkrimtari përdor për të lartuar e veshur me dashuri vuajtjet e një jete. Por megjithëse duket sikur e gjithë kjo barrë e rëndë që ka mbajtur mbi supe e dënon të mos i besojë së ardhmes, të mos i japë jetë jetës, të mos gjenerojë pasardhës. Edhe pse vetë gjen mënyrën për ta veshur me një tis të magjishëm dëshpërimin, nuk arrin deri aty sa të hedhë “në llumë” siç shprehet, një qenie tjetër. Dhe poezia “Birit të mohuar”, e përfshirë në roman, është një nga shpërthimet më të bukura poetike.
Romani “Ti që më dëgjon” është bashkëbisedim me shenja e telepati me sëmundjen mendore, që duket sikur heq dorë me dëshirë nga vuajtja e jetës, ashtu si me dëshirë Simoni, një tjetër personazh i spitalit psikiatrik, vendos të ecë duke u lëkundur “si për inat të të gjithë atyre që ecin drejt”. Kundërshti e mospranim të botës ku jetojmë. A nuk është edhe shkrimi një farë çmendurie, një kundërshti e mospranim i realitetit dhe një dëshirë për ta rindërtuar sipas ligjeve tona? Kjo është sintonia, ky është “dueti me një zë të vetëm” që Bevilacqua si shkrimtar gjen në marrëdhënien me të ëmën, shpirtin e tij binjak, që i plotëson vizion e Femrës me F-në e madhe, që i plotëson pjesën e munguar, e cila “e dëgjon” me ajër, frymë, tinguj gjithmonë, edhe pse nuk jeton më. Një roman për nënën i tjetërsojtë, që shkon deri në kufijtë e së pabesueshmes.
Box gri
Poezia “Birit të mohuar”, fragment nga romani “Ti që më dëgjon”
«... në vështrimin tënd të kthjellët - që mund të kishe pasur, në mënyrën vjedhurake si do të më shikoje – kur të isha përhumbur, - më ndodh të të parafytyroj, - bir – që vetë kam vendosur mos të të dua
- po të kishe ekzistuar, - jetët tona, – mund të ishin ngërthyer pas njëra-tjetrës - si majmunkë ardhacakë - në flladin e kësaj mbrëmje- ... do të ecje krah meje - në largësi të paqena, copëza – mendimi, ngjizur me mashtrim në perspektivë- ... ose ndoshta- mund edhe të më kishe urryer
- mund të kishe qenë - krenaria ime, siç thonë,- por krenaria ime është ajo që ta kurseva - orën e hijes - që mpreh tehun: - vetëm ti mund ta thuash - nëse qe gabim dhe deri në çfarë pike - që nuk të gatova si gjellë për llojin -...vetëm ti mund ta kuptosh - që me forcën e boshit të kam mbushur,- statuja ime e shenjtë,- mullaga ime që e ujis- sapo drita frek, - e s’ka ditë ta harroj
- ...do të takohemi aty ku rrihet, në fillesë - se tek fillimi kthehesh,- m’u përgjigj: përse duhej të të dënoja duke ta ndryshuar udhën - për të vuajtur mundimin e përkohshëm? - një ditë do të më shohësh të shfaqem, - do të më bësh vend, besoj, - pranë vetes: po të mundesh, kujtohu, - të më prekesh së paku duart - e në duart e mia plagët - që nuk të pata kurrë - e që kurrë s’ta përkëdhela ballin për së gjalli
- ...me pranverat, me gratë që do të kishe pasur- është mbushur hapësira e vetmisë sime; - vetëm për diçka krenohem - që nuk hodha askënd në llumë».