E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindsay Lohan do fejohet me Samantha Ronson

Lindsay Lohan dhe Samantha Ronson do te fejohen zyrtarisht ne Paris javen e ardhshme.

Nje mik i vajzave ka deklaruar per nje gazete se ato po perpiqen t’i bejne gjerat zyrtare ne nje udhetim ne Europe. Ato do te udhetojne neser drejt Parisit me nje avion privat. “Pasi shpenzuan jave te tera duke diskutuar per unazat, te dashurat do te vizitojne dy argjendari te njohura ne Paris per te vendosur per dizajnin final”, tha miku i tyre.

Disa dite me pare ne nje interviste Lohan tha se ishte e pavendosur nese te martohej me nje mashkull, apo me nje femer.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›