E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beyonce Knowles e urren zërin e saj

Përkrahë punës drejt albumit të ri dhe koncerteve nëpër botë,këngëtarja me famë botërore Beyonce njëksohësisht është duke promovuar edhe filmin e ri të animuar “Epic” në të cilin ajo ka “huazuar” zërin e një personazhi tjetër.

Edhe pse të gjithë janë të kënaqur me rolin dhe përshtatjen e këngëtares në këtë rol përfshi këtu edhe vajzën e saj Blu Ivy,diva ka treguar se ajo mendon të kundërtën.

Shkak është zëri i saj,të cilin këngëtarja nuk e pëlqen.

“Urrej kur dëgjoj veten duke fol. Mendoj se secili njeri e urren zërin e vet. Dhe për këtë arsye më ka pëlqyer më shumë të kem zërin e animuar,pastaj kjo është një gjë që njeriu nuk mund ta bëjë në përditshmëri dhe më ka tërhequr më shumë”,ka shpjeguar këngëtarja duke theksuar se vajza e saj është arsyeja kryesore se ajo ka pranuar rolin në këtë film. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›