Filmi që e emocionoi Paris Hilton

Paris Hilton është ndjerë “shumë e emocionuar” kur ka parë filmin “The Bling Ring” i cili bazohet në një ngjarje të vërtetë.
Ylli televiziv e ka parë filmin ne të cilin në rolin kryesor paraqitet Emma Watson, dhe i ka kujtuar kujtime të dhimbshme.
Filmi fokusohet në jetën e vërtetë të një grupi adoleshentësh të cilët vodhën më shumë se 3 milionë dollarë rroba dhe stoli nga shtëpitë e të famshmëve në Los Angeles në vitin 2008. Paris ishte një nga viktimat e kësaj ngjarje.
“Ishte shumë emocionuese të shihje filmin sepse ishte diçka që më ka ndodhur mua. Ishte shumë e dhimbshme. Ndodhi vjet më parë, por dukej sikurse po e përjetoja prapë. Më pëlqeu ta shikoja por nuk ndala lotët”, ka thënë Paris për revistën britanike “Grazia”.
32 vjeçarja ka thënë se dhimbja e saj nuk është për humbjet financiare por se stolitë që i ishin vjedhur përveç vlerës 2 milion dollarëshe ishin dhuratë nga e gjyshja e saj, e cila i kishte vdekur nga kanceri i gjirit./Indeksonline/