E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beyonce bëhet nënë, sjell në jetë një vajzë

Beyonce, këngëtarja më e paguar në botën e showbiz-it është bërë nënë.

Ajo ka lindur natën e kaluar në Nju Jork, duke sjellë në jetë vajzën Ivy Blue Carter.

Këngëtarja Beyonce me rreperin JAY-Z, janë prindërit më të rinj të një foshje e cila erdhi në jetë në sajë të një operacioni cezarian në “Lenox Hill Hospital” në Nju Jork.

Ky lajm i bujshëm dhe i shumëpritur për këdo, duke përfshirë fansat dhe njëkohësisht shtypin e shkruar është konfirmuar zyrtarisht nga familja.

Njerëzit e parë të cilët e uruan dhe dhanë mesazhin e parë kanë qënë çifti Rihanna dhe Russell Simmons, nëpërmjet Twitterit. Popstari për momentin po pushon. Çifti është martuar në një ceremoni sekrete në 4 prill të vitit 2008.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›