Greqi, një ambasadë nga qeveria e Afganistanit
Një ambasadë e re do të hapet në Greqi deri në fund të muajit mars, kjo nga qeveria e Afganistanit, për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve ilegalë afganë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Afganistanit, Janan Musazai. Ndërsa një ambasadë do të hapet në Greqi, një tjetër do të mbyllë dyert e saj dhe kjo do të jetë në Bullgari.
Sipas tij, 50 mijë emigrantë afganë hyjnë çdo vit në mënyrë ilegale në Greqi, por shumica prej tyre kapen, burgosen ose e gjejnë veten pa para dhe pa dokumente.