E Diel, 1 Nëntor 2026

Pifti: Meta luan? Thjesht një tartabiqie që i ka mbetur vetëm xha Braho

Share

Dritan Prifti i është kundërpërgjigjur Ilir Metës, i cili e sulmoi atë nga Shkodra. Prifti ka cilësuar deklaratën e Metës si një tentativë për optimizëm por sipas tij drejtësia do të vendoset në vend. Ish-ministri i Ekonomisë tha se kreu i LSI-së është një kondor e dëmshme.

Ilir Meta dje me eufori e quajti veten luan dhe mua një mi. Nuk besoj se ka shqiptar që nuk e di kush është luani dhe kush miu në rastin tonë. Ai kërkoi më kot ti japë optimizëm një familjeje politike të korruptuar dhe të lodhur nga pesha e fajit që ka para shqiptarëve. Ndonjë që nuk e njeh edhe mund të mashtrohet që ai është një luan, por unë e njoh. Në sytë e mi ai është një tartabiq i fryrë me gjak, që rrezikon ta shtypë po ajo mullaqe që i dha gjakun. Kush ka frike nga një tartabiqi? Luan ishte Ilir Meta në vitin 2001, kur kishte miq e shokë. Sot atij nuk i ka mbetur asnjë mik e shok, sepse të gjithë i tradhtoi, i përdori dhe mashtroi. Ai sot ka vetem xha Brahon, askend tjeter. shprehet Prifti.

Pavarësisht asaj që shpreh Meta, deputeti Prifti nënvizon se atë shumica e shqiptarëve e shohin me neveri dhe përbuzje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›