E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beyonce dhe Jay – Z përfundojnë në hotel të lirë

Beyonce dhe burri i saj Jay – Z kanë përfunduar në një hotel të papastër dhe të lirë vikendin e kaluar.

Çifti – të cilët janë personalitet që fitojnë shumë në botën e showbizz’it – kanë rezervuar një hotel nata e të cilit kushtonte 29 funta në kohën ku do të paraqiten në Festivalin “Wight”.

Çifti po ashtu kanë drekuar në një restorant lokal që quhej Pizza Hut, ka shkruar gazeta britanike “News of the World”.

“Ata dukeshin çift normal”, tha burimi. “Ata aktualisht nuk kanë shije të rendë dhe preferojnë që të hanë pizza vendore”.

Jay – emri i vërtetë i të cilit është Shawn Corey Carter – kohëve të fundit ka treguar se shijen e artit është duke ja diktuar ish ylli i grupit Destiny’s Child .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›