Virozat, fluks pacientësh në shërbimin e pediatrisë
Urgjencat
Rritja e menjëhershme e temperaturave ka dhënë pasoja në shëndetin e më të vegjëlve. Në urgjencën e pediatrisë, pranë Qendrës Spitalore Universitare, këto ditë janë paraqitur fluks pacientësh të moshave të vogla. Ata manifestojnë simptoma të ndryshme të virozave dhe problemeve të temperaturave të larta. Burime në këtë pavijon thonë që ka një rritje të ndjeshme të pacientëve të vegjël, për shkak të rritjes së temperaturave. Pasi trajtohen me serum, ata marrin mjekimin sipas rekomandimit të mjekut pediatër. Specialistët këshillojnë prindërit që gjatë kësaj stine, të kenë kujdes me fëmijët dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje të përftuara nga fruta të freskëta.
#