E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beyonce këndoi për Obamën

Beyonce Knowles ka kënduar himnin kombëtar amerikan, para qindra mijëra njerëzve që morën pjesë në ceremoninë e sotme të inaugurimit të presidentit amerikan Barack Obama.

Në një skenë të ndërtuar enkas për këtë ngjarje, këngëtarja, e cila është një mbështetëse e madhe e Obamës, këndoi para kabinetit të presidentit, ligjvënësve dhe publikut.   Beyonce dhe burri i saj, Jay-Z, ishin përkrahësit kryesorë të fushatës së Obamës për t’u rizgjedhur president në zgjedhjet e nëntorit të 2012-ës.   Në ceremoninë që shënoi fillimin e mandatit të dytë të Obamës, këndoi edhe Kelly Clarkson.
Ajo performoi këngën patriotike të SHBA-së “My country tis of Thee”, qe në inaugurimin e parë të Obamës, në vitin 2009, e kishte interpretuar legjenda e muzikës soul, Aretha Franklin. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›