E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harry pranon se ka vrarë në Afganistan

Princi Harry, ka lënë Afganistanin dhe është kthyer në atdhe, pas 20 javësh të kaluara me ushtrinë britanike. Ai ka shërbyer si pilot i helikopterit sulmues Apache.

I treti me rradhë në vijën e fronit mbretëror, ka pranuar se ka qenë drejtpërdrejtë përgjegjës për kryerjen e një apo më shumë vrasjeve, duke qenë përgjegjës edhe për artilerinë.

I pyetur nëse kishte vrarë nga fluturakja e tij në vlerë prej 40 milion funtash, princi 28 vjeçar ka thënë: " Po, shumë njerëz kanë vrarë. Gjithkush ka shtier sasi të caktuar predhash".   Harry ndodhej me mision në Afganistan, me ushtarët britanikë të lokalizuar në provincën Helmand.
Ishin mediat britanike ato qe raportuan fillimisht se ai ka vrarë gjatë një aksioni një udhëheqës të talebanëve.   Aksoni në të cilin thuhet se Harry ka vrarë shefin e talibanëve është zhvilluar në muajin tetor. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›