Beyonce promovon dokumentarin mbi jetën e saj

Këngëtarja, Beyonce ka promovuar dokumentarin e parë mbi jetën e saj private. “Life is But a Dream” është dokumentari i cili zbulon shumë gjëra nga jeta e këngëtares, madje tejet personale.
Beyonce, qysh nga fillimi është ndjerë e pasigurt sa i përket dokumentarit për shkak që është përballur vazhdimisht me betejën se sa duhet të zbulojë për jetën e saj private.
“U zgjova në mëngjes sot dhe thash me vete. Çfarë kam bërë. E kam parashikuar këtë moment. Kjo gjë është e madhe për mua dhe është koha kur njerëzit të shohin se kush jam unë", i ka thënë ajo gazetares Oprah Winfrey gjatë një interviste.
Në provomimin e dokumentarit të saj, kanë qenë të ftuar shumë miq të këngëtares ndërkaq, si zakonisht, Beyonce mahniti të gjithë më paraqitjen. Ajo kishte zgjedhur të vishte një fustan glamuroz e cili i’a zbulonte gjoksin në masë të madhe./Indeksonline/