E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dafina Zeqiri merr dhuratën e Shën Valentinit

Dafina Zeqiri e njohur përveç për muzikës së saj edhe për lidhjet dashurore të saj, duket se këtë Shën Valentin do ta pres pa një të dashur në krahë. Por kjo nuk do të thotë që këngëtarja e hitit “Veç ti” do të mbetet edhe pa dhuratën e kësaj feste.
 
Përmes një fotografie të publikuar në profilin e saj në Twitter, ajo ka treguar se dhuratën e ka marrë nga familjarët e saj, një palë këpucë.

“Nëna ime dhe motra Tringa e dinë saktësisht se çfarë dua. Dhurata e Shën Valentinit” ka shkuar ajo poshtë fotos ku shihen një palë të mbathura.

Nuk dihet nëse kjo do të jetë dhurata e saj e fundit për këtë festë që i takon të dashuruarve, pasi që zyrtarisht Dafina vazhdon të jetë beqare, që prej ndarjes nga Ledri Vula./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›