Bezhani kerkon fonde per sportistet

Shefi i Misionit te ekipit shqiptar per Lojerat Olimpike Londer 2012 Viron Bezhani ka kerkuar dje gjate nje konference per shtyp ne zyrat e Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar ndihme financiare per disa sportiste qe nuk perfitojne burse olimpike nga KOKSH por qe kane mundesi te kampin normat kualifikuese per olimpiaden e vitit te ardhshem. Na ndajne 458 dite nga fillimi i Lojerave Olimpike Londer 2012. Tashme kemi hyre ne fazen kryesore per kualifikimin ne keto lojera olimpike prandaj komisioni teknik kerkon te sensibilizoje te gjitha federatat sportive per pjesemarrjen ne aktivitetet kualifikuese dhe sidomos ne kampionatet boterore qe jane aktivitetet kryesore per tu kualifikuar ne Londer 2012 - deklaroi Bezhani.
Prandaj - shtoi ai - kemi bere nje pyetesor me te gjitha federatat prej te cilit doli se ka sportiste te tjere ne disa sporte qe mund te arrijne normat per tu kualifikuar ne lojerat olimpike por shume federata nuk kane mundesi financiare per te ndihmuar sportistet qe te marrin pjese ne aktivitetet kualifikuese per ne olimpiade. Keshtu ne si komision teknik kemi menduar qe te bejme nje projekt te cilin do tia dorezojme MTKRS-se ku bashkerisht te arrijme te krijojme kushte me te mira ketyre sportisteve per tu kualifikuar ne lojerat olimpike pasi pervec sportisteve qe perfitojne burse olimpike nga KOKSH ka edhe sportiste te tjere qe kane mundesi per tu kualifikuar ne olimpiade - tha Bezhani. Sipas tij vetem peshengritja ka sjelle 10 sportiste qe mund te arrijne normat olimpike. Gjithashtu edhe atletja Luiza Gega apo mundesi Seitaj jane sportiste qe mund ti arrijne normat kualifikuese. Aktualisht jane 6 sportiste qe kane perfituar burse nga KOKSH per tu pergatitur per kualifikimin ne Olimpiade. Sportistja e xhudos Majlinda Kelmendi momentalisht qendron me statusin e kualifikuar nga Federata
Nderkombetare. Megjithate duke qene se xhudo ka mjaft aktivitete kualifikuese ne kalendarin e saj dhe funksionon ne baze te grumbullimit te pikeve sipas udhezimeve te sistemit te kualifikimit konfirmimi final i Federates Nderkombetare te Xhudos jepet ne maj te 2012-s. Sipas renditjes boterore ne peshen 52 kg Majlinda Kelmendi renditet e 14-a por deri tani aktivitetet kane qene me 50 te pikeve ndersa nga Maji 2011-es ato llogariten me 100 te pikeve. Per sa u perket dy peshengritesve Erkand Qerimaj e Romela Begaj ne baze te sistemit te kualifikimit te Federates Nderkombetare te Peshengritjes garat kualifikuese per kete sport kane filluar qe ne vitin 2010 ne Kampionatin Boteror te zhvilluar ne Antalja te Turqise. Si kritere baze per kualifikim ne kete sport jane dy kampionatet Boterore ai i Antalja i zhvilluar tashme dhe ai qe do te mbahet ne Paris ne nentor 2011. Kualifikimi behet ne baze te pikeve te marra ne
skuader ku maksimumi i sportisteve eshte 6 meshkuj dhe 4 femra. Ka edhe dy faza te tjera kualifikimi qe jane shume te limituara sic eshte Kampionati Evropian ne vitin 2012 dhe kualifikimi nominal qe percaktohet nga Federata Nderkombetare e Peshengritjes ne baze te renditjes se disa aktiviteteve te percaktuara nga vete ajo. Nderkohe mundesi Fatjon Baro po vazhdon stervitjen rregullisht dhe objektivi kryesor per te eshte Kampionati Boteror ne muajin shtator 2011 ne Stamboll te Turqise aktivitet i cili fillon fazen e pare te kualifikimit per Olimpiade. 4 fazat e kualifikimit per ne Londer 2012 per sportin e mundjes pervec Boterorit te Stambollit jane edhe Turneu Evropian ne 12-22 prill ne Varna te Bullgarise turneu nderkombetar ne 25-29 prill 2012 ne Tajan te Kines dhe turneun kualifikues ne 2-6 maj 2012 ne Helsinki te Finlandes. Nderkohe atleti Adriatik Hoxha ka objektiv kryesor te tij kapjen e normes kualifikuese ne hedhjen e gjyles. Sipas sistemit te kualifikimit te Federates Nderkombetare te Atletikes periudha e kualifikimit per aktivitetet individuale fillon ne tetor 2011 deri ne korrik 2012 dhe standardet e kualifikimit do te percaktohen ne fund te muajit nentor 2011. Ndersa ciklisti Besmir Banushi si perfitues i burses olimpike te KOKSH do te vijoje pergatitjen ne Akademine Boterore te iklizmit. Sistemi i kualifikimit ne kete sport eshte me grumbullim pikesh ne aktivitetet e percaktuara nga Federata Nderkombetare e iklizmit UCI per vitet 2010-2012.