E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Disiplines rrezon kerkesen e Flamurtarit

style=positionrelativez-index2>

Altin Vorpsi

Komisioni i Disiplines ne Federaten Shqiptare te Futbollit refuzoi kerkesen e ekipit te Flamurtarit per fitore ne tavoline te ndeshjes me Lacin ku u shenua nje incident gjate takimit me pasoje plagosjen e portierit te ekipit vlonjat Shpetim Mocka.

Vendimi

Ne vendimin e Disiplines thuhet se kerkesa e Flamurtarit per marrjen ne tavoline te tri pikeve ne ndeshjen me Lacin nuk mund te pranohet pasi nuk eshte e bazuar ne parashikimet e Kodit te Disiplines Sportive. Ne baze te fakteve te mbledhura nga hetimi i kryer nga Inspektoret e Disiplines ka pasur hedhje te fishekzjarreve ne drejtim te lojtarit te Flamurtarit por qe nuk kane shkaktuar demtime te tilla qe mund te vinin ne rrezik shendetin e lojtarit dhe as shkaqe per nderprerjen e ndeshjes per kete veprim sado i denueshem si i tille - shkruhet ne procesverbal.

Per keto arsye vijon vendimi i Disiplines duke qene se rasti nuk ka ndikuar ne rezultatin e ndeshjes dhe as ne vijimin e metejshem te saj pas nderprerjes nuk jane ekstremet e parashikuara nga KDS per dhenien e pikeve ne tavoline. KF Laci per hedhje te fishekzjarreve ne fushe me pasoje demtimin e lojtarit kundershtar dhe nderprerjen e lojes per me shume se 40 minuta denohet me zhvillimin e 2 ndeshjeve pa pranine e shikuesve dhe 500.000 leke gjobe - perfundon vendimi i Komisionit te Disiplines ne FSHF.

Situata

Skuadra e Flamurtarit tashme gjendet e shkeputur me 4 pike nga kryesuesit e Skenderbeut kur kane mbetur per tu luajtur edhe dy ndeshje deri ne fund. Nderkaq tifozet e Flamurtarit pritet te pershkallezojne protesten e djeshme para stadiumit kombetar Qemal Stafa madje kane kercenuar me bllokim te Ures se Mifolit.

Java 32

Sot

Vllaznia-Flamurtari

Skenderbeu-Elbasani

Tirana-Bylis

Laci-Besa

Dinamo-Teuta

Shkumbini-Kastrioti

Renditja

Nd Pike

1. Skenderbeu  31 70

2. Flamurtari     31 66

3. Vllaznia        31 56

4. Tirana         31 44

5. Laci            31 44

6. Kastrioti      31 39

7. Dinamo       31 38

8. Teuta        31 38

9. Bylis           31 37

10. Shkumbini 31 36

11. Besa        31 36

12. Elbasani    31 12

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›