E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy emigrante shqiptare rrihen nga greket policia heton per racizem

style=positionrelativez-index2>

Artan Koci

Ne Greqi / Nje nga emigrantet ne spital me hunde te thyer me plage edhe ne koke dhe ne nofull

Dy emigrante shqiptare jane rrahur brutalisht derisa jane bere per ne spital nga pese banore greke. Policia e ishullit po heton per te percaktuar nese ngjarja ka ndodhur per shkaqe raciste ndaj shqiptareve apo behet fjale per kontradikta te tjera. Nje dite me pare nje tjeter emigrant i huaj u vra nga ekstremistet e djathte teksa conte gruan ne spital per te lindur

Kane shkuar te marrin makinen e tyre te parkuar afer portit por kane hasur ne dhunen makabre te disa vendasve te cilet kane perdorur edhe mjete te forta per ti qelluar. Ngjarja raportohet nga mediat vendase te kete ndodhur nje dite me pare ne ishullin e Kretes ne shtetin grek pikerisht ne qytetin Rrethino ku dy emigrante shqiptare jane rrahur per motive ende te paqarta nga pese banore greke vendas. Per ngjarjen ne fjale agjencia e lajmeve Newsit.gr njofton se dy te rinjte shqiptare emrat e te cileve nuk behen te ditur po ecnin drejt makines se tyre qe kishin parkuar ne portin e qytetit kur papritur perpara pane pese vendas dhe per arsye ende te paqarta filloi grindja me fjale e cila degjeneroi me pas ne perplasje fizike derisa shqiptaret jane lene te shtrire pertoke thuajse pa ndjenja. Nga te dhenat mesohet se te demtuarit jane transportuar nga disa banore te tjere te qytetit me urgjence ne spital ku i jane nenshtruar nderhyrjes se mjekeve. Nga te dhenat e mediave fqinje mesohet gjithashtu se njeri nga emigrantet shqiptare i cili aktualisht ndodhet ne spital rezulton te jete me hunde te thyer ka plage edhe ne koke dhe nofull ndersa pesoi edhe amnezi te pjesshme nderkohe qe emigranti i dyte ka shpetuar me plage me te lehta ku pasi mori ndihmen e pare eshte larguar per ne shtepi. Ngjarja ne fjale nuk i ka shpetuar as policise se ketij qyteti e cila nga ana e saj ka marre deshmite e dy shqiptareve. Gjithashtu mediat greke raportojne se punonjesit e policise se ishullit te Kretes kane marre edhe deshmite e personave qe kane ndihmuar shqiptaret per ne spital. Te dhena nga policia e qytetit te Rrethinos dhene per mediat lokale pas ngjarjes bejne me dije se hetimi ne vazhdim do te percaktoje nese sherri pa ndonje arsye te sakte deri me tani ka ndodhur per shkaqe raciste ndaj shqiptareve apo behet fjale per kontradikta te tjera ku nuk perjashtohen ato ekonomike.

Dhuna ndaj dy shqiptareve ne Rrethino te ishullit te Kretes pason valen e dhunes qe ka perfshire ditet e fundit shtetin helen e sidomos kryeqytetin Athine. Mengjesin e dy diteve me pare mediat greke njoftuan duke e cilesuar si nje tragjedi ngjarjen ku ne qender te Athines ne kryqezimin e rrugeve 3 Septemvriu dhe Ipiru u masakrua nje emigrant i huaj deri ne vdekje teksa dilte nga shtepia per te cuar gruan ne spital per te lindur. Sipas te dhenave rreth ores 0500 te mengjesit 44-vjecari doli nga apartamenti me nxitim pasi bashkeshortja e tij ishte afer lindjes. Sipas te dhenave afer vendit ku kishte parkuar automjetin tre persona ende te paidentifikuar e qelluan tri here me thike ne pjese te ndryshme te trupit dhe ne qafe. Fqinjet njoftuan ambulancen ndersa bashkeshortja e tij u transportua ne spital ne gjendje shoku.

Pas hetimeve te para policia e Athines njoftoi per kete ngjarje se emigranti nga Bangladeshi u ekzekutua per arsye raciste kur disa persona qe tentuan ta grabisnin e kane qelluar me thike duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme.

Vec kesaj ngjarjeje mbremjen e se enjtes rreth 3.000 banore te qendres se Athines protestuan per vrasjen e nje 44-vjecari dy dite me pare. Mes tyre ishte edhe nje grup i madh ekstremistesh greke te cilet kryesuan turmen dhe ishin te maskuar. Ne dore mbanin drure dhe flamure greke. Mediat fqinje thane se sapo u afruan ne Omonia ata filluan te godisnin cdo emigrant qe gjenin perpara dhe si rezultat 12 emigrante me origjine nga Bangladeshi dhe Pakistani perfunduan ne spital. Pervec goditjeve ekstremistet thyen dhe dhunuan dyqanet e te huajve ne qender te kryeqytetit ndersa policia greke ishte thjesht nje spektatore e cila nuk eshte ne gjendje te kontrolloje asgje. Sipas raportimeve te para incidentet u zhvilluan ne shenje hakmarrjeje per vrasjen e nje 44-vjecari vendas i cili u vra ne menyre te tmerrshme nga tre te huaj qe tentuan ti vjedhin kameren.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›