E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani pa lojtare nuk shmang dot kapitullimin

style=positionrelativez-index2>

Altin Vorpsi

Sezoni 2010-2011 i Kategorise se Pare mund te konsiderohet edhe si edicioni kur futbollit shqiptar do ti humbe nje skuader me tradite. shte pikerisht ekipi i Partizanit ai qe mund te kapitulloje pa kushte kete vit duke qene se me renien ne Kategorine e Dyte asnje eksponent i kesaj skuadre nuk ka deshire te vazhdoje qe te mbaje veshur fanellen e kuqe.

Shenjat e para se ky ekip sezonin e ardhshem do te jete nje skuader pa futbolliste gjithmone nese gjendja financiare do te jete e njejte kane filluar te duken. Ne takimin e se shtunes qe u luajt ndaj Ades ne Velipoje trajneri Ylli Shehu ka udhetuar me nje grup futbollistesh te rinj emrat e te cileve duhet thene se nuk jane degjuar asnjehere gjate gjithe kampionatit te skuadra e kuqe. Pothuajse te gjithe titullaret e kuq kane qendruar ne kryeqytet per arsye se ne keto ndeshje te fundit do tu jepej me shume hapesire futbollisteve te rinj por gjithashtu u perfol edhe per nje paraqitje dinjitoze qe Partizani do te bente ne takimin e neserm ndaj Kamzes. Dje Partizani ka zhvilluar nje tjeter takim miqesor ndaj Fakultetit te Gjuheve te Huaja ne ambientet e kompleksit stervitor ne Kamez. Edhe ne kete ndeshje ku fitues kete here ka dale Fakulteti i Gjuheve te Huaja trajneri Shehu ka aktivizuar futbollistet e rinj te skuadres pasi titullaret nuk kane qene te pranishem. Kjo ka lene te kuptohet se ne takimin ndaj Kamzes tekniku i kuq mund te hedhe ne fushe te njejtin formacion qe ka luajtur ne takimin ndaj Ades ku Partizani ka pesuar humbjen e radhes ndersa titullaret ashtu sic eshte folur gjate kesaj kohe kane filluar te kene kontakte me skuadra te tjera te kampionatit dhe sezonin e ardhshem jo vetem ata por te gjithe ne kampin e kuq duke filluar nga vete trajneri Shehu nuk do te jene me pjese e ekipit qe ne njefare menyre do te sjelle edhe shkrirjen e tij.

Kamza

Partizani do te luaje neser ndaj Kamzes ne nje ndeshje qe eshte perfolur shume per performancen qe do te kene te kuqte ne fushen e blerte. Vete tekniku Shehu disa jave me pare e ka cilesuar takimin ndaj kamzalinjve si mjaft te rendesishem duke lene pershtypjen se Partizani do te beje surprizen ne rezultat. Kamzalinjte jane vetem nje hap larg Superiores dhe kane ne perberje te tyre formacionin qe do te ishte pjese e Partizanit nese tashme skuadra e kuqe nuk do te kishte probleme financiare. Pra ne leter Kamza eshte nje skuader shume here me e forte se Partizani i tanishem dhe mund te arrije lehtesisht nje fitore me te kuqte. Megjithate ne prag te kesaj sfide eshte folur shume edhe per nje tolerim te mundshem qe mund te bejne te kuqte duke pare edhe miqesine qe kane futbollistet e dy skuadrave si dhe faktin qe Partizani ka dale jashte cdo objektivi ne kete sezon futbollistik. Megjithate nje tolerim ndoshta nuk do te jete i nevojshem per kamzalinjte qe ne leter jane shume te forte se te kuqte.

Pergatitja

Partizani do te zhvilloje sot stervitjen e radhes te Kodrat e Liqenit Artificial. Ne prag te sfides se neserme ndaj Kamzes qe sipas te gjitha gjasave do te luhet ne ambientet e fushave stervitore ne Kamez te kuqte nuk do te zhvillojne asnje stervitjeje me topin por vetem vrapime te lehta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›