E Martë, 3 Nëntor 2026

Bianka rrëfen për ”Mes dy botëve”, kamionistja shqiptare në syrin e piktorit Helidon Haliti

Një gërshetim i mrekullueshëm mes elegancës femërore, ashpërsisë së profesionit të kamionistit dhe përballjes në mënyrën më femërore me shoqërinë, ishin këto temat e rrëfimit të Bianka Dervishit, vajza shqiptare, kamioniste në studion e piktorit Helidon Halitit. 

Një rrugëtim i pazakontë për të cilin Bianka tregon me shumë humor.

“Kur hyra në shkollë kisha 21 burra, isha e vetmja femër. Instruktori mendoi se kisha ngatërruar sallë”, tregoi Bianka.

Për Biankën, sfidat e profesionit janë të shumta ashtu siç janë edhe situatat e papritura.

“Kur shkoja tek fabrikat nuk e besonin. Apo një rast që mu fik kamioni në rrugë dhe erdhi policia. Nuk e  besonin dhe kjo ideja që nuk e besonin më pëlqen shumë”, tha ajo.

Për emisionin “Mes dy Botëve”, Bianka tregon se videot e saj ndiqen nga miliona shikues duke e bërë atë një personazh të dashur për njerëz anembanë botës.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›